E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria e 97-ta

Shqipëria gjendet në pozitën e 97-të në renditjen më të re të FIFA-s, të publikuar të mërkurën. Kuqezinjtë kanë rënë një vend në poshtë nga klasifikimi i muajit të kaluar, ndërsa nuk kanë pasur të aranzhuar ndonjë ndeshje gjatë kësaj kohe.

Spanja kryeson ndërsa kampioni i Afrikës, Egjipti ka hyrë në top 10. Brazili është i dyti, i përcjellë nga Holanda, Italia dhe Portugalia, në pesë pozitat e para. Nëntë ekipet e para janë të pandryshuara, pasi vetëm Argjentina zhvilloi një ndeshje gjatë muajit të kaluar.

Titulli i tretë i njëpasnjëshëm i Egjiptit në Kupën e Afrikës, i ngriti ata nga pozita e 14-të në atë të 10 - rezultati më i mirë në histori. Gjysmëfinalisti i Kupës së Afrikës, Nigeria u ngrit për shtatë pozita (15) ndërsa finalisti Gana renditet e 27-ta. Kameruni ka rënë për nëntë pozita (20) ndërsa Bregu i Fildishtë për gjashtë (22).

Renditja e FIFA-s

1 Spanja 1627
2 Brazili 1568
3 Holanda 1288
4 Italia 1209
5 Portugalia 1176
6 Gjermania 1173
7 Franca 1117
8 Argjentina 1082
9 Anglia 1076
10 Egjipti 1069
97 Shqipëria 336

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›