E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alonso më i shpejti në Valencia

Fernando Alonso e filloi karrierën e tij në Ferrari në mënyrë të shkëlqyeshme, duke vendosur kohën më të shpejtë, gjatë testeve të ekipeve nga Formula 1 në Valencia, të mërkurën.

Dy herë kampioni i botës u paraqit pas kolegut të tij, Felipe Massa, dhe shënoi kohën më të mirë prej një minute 11.470 sekonda – më tepër se gjysmë sekonde dallim nga ngasësit e tjerë.

Pedro de la Rosa nga Sauber ishte i dyti, para Michael Schumacherit në Mercedes, i cili ishte 0.968 sekonda prapa Alonsos. Kampioni aktual i botës, ngasësi i McLarenit, Jenson Button e përfundoi ditën për 1.481 sekonda më ngadalë se Alonso.

Rezultatet e testeve dimërore nuk janë indikatorë të besueshëm rreth formës, për shkak të furnizimit, gomave dhe gjendjes së pistës, që mund të bëjnë dallim të konsiderueshëm në paraqitje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›