E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandatet Kushtetuesja e nis me padine e grupit te PS

/ /

Burime prane Gjykates Kushtetuese pohuan dje se kjo gjykate me pare do te nise shqyrtimin me kerkesen e depozituar nga PS ku kerkohet pajtueshmeria e kushtetutes me mandatin e pese deputeteve te PD-se te cilet nuk dhane doreheqjen nga kreu i bashkise dhe komunes qe drejtonin para se te kandidonin per deputete. Mbledhja e pare ajo qe do te marre ne shqyrtim kerkesen e socialisteve do te zhvillohet ne daten 20 dhjetor ndersa seanca per kerkesen e PD ne nje date tjeter. Gjykata nuk ka pranuar ne mbledhjen e kolegjit te saj qe ti perfshije te dyja kerkesat ne nje ceshtje per shkak te objektit te vecante te kerkesave. Socialistet kerkojne antikushtetutshmerine e mandatit te pese deputeteve demokrate per shkak te mosdoreheqjes nga kreu i komunes apo bashkise para se te kandidonin ndersa demokratet kerkojne heqjen e mandatit te Beqjes per shkak te perfitimit te tij nga fondet publike gjate kohes qe ushtronte mandatin e deputetit. Maxhoranca votoi ne kuvend raportin e paraqitur nga Keshilli i Mandateve dhe Imuniteteve sipas te cilit deputeti socialist Beqja ka perfituar nga fondet publike ne kundershtim me kushtetuten. Deputeti i PD-se Eduard Halimi akuzoi Beqjen se ka perfituar mbi 200 milione leke nga fondet publike kur ai ushtronte detyren e deputetit. Socialistet nga ana e tyre e rrezuan kete pretendim te demokrateve duke thene se Beqja nuk ka qene ne ate kohe deputet pasi nuk kishte bere betimin. Sipas deputetit te PS-se Fatmir Xhafaj Beqja eshte sulmuar politikisht. Beqja hoqi dore nga kompania para betimit si deputet. Ju ftoj qe te ndalojme kete seance dhe te presim qendrimin e Gjykates Kushtetuese per kete ceshtje u shpreh Xhafaj ne seance. Kuvendi miratoi raportin e Keshillit te Mandateve dhe Imuniteteve me votat e shumices duke e cuar raportin ne Gjykaten Kushtetuese. Me pare Partia Socialiste ka depozituar ne Kushtetuese nje kerkese ku kerkon interpretimin e neneve 69 70 71 72 ne te cilat flitet per mandatin e deputetit. Ne kerkesen e tyre 28 deputetet socialiste duke iu referuar kater neneve te Kushtetutes kerkojne pazgjedhshmerine e deputetit dhe papajtueshmerine e mandatit te tij. Duke iu referuar nenit 69 pika 4 te Kushtetutes socialistet kerkojne te interpretohet mandati i pese deputeteve demokrate te cilet hyne ne kandidim per deputete dhe e fituan mandatin pa dhene doreheqje me pare nga mandati i kryetarit te bashkise apo komunes qe drejtonin. Nuk mund te kandidojne dhe as te zgjidhen deputete pa hequr dore nga detyra dKryetaret e bashkive dhe te komunave si dhe prefektet ne vendet ku kryejne detyrat e tyre thuhet ne nenin 69 te Kushtetutes. Mandati i Ilir Beqjes

Maxhoranca i eshte drejtuar Gjykates Kushtetuese permes raportit te miratuar nga Keshilli i Mandateve dhe Imuniteteve ku kerkon interpretimin e mandatit te deputetit socialist Ilir Beqja. Sipas maxhorances Beqja ka shkelur Kushtetuten pasi ai ka perfituar fonde publike gjate kohes qe ka marre mandatin e deputetit. Ndersa socialistet dhe vete Beqja shprehet se gjate kohes qe ka punuar me fondet publike me kompanine e tij nuk kishte bere betimin si deputet. Mandati i deputeteve te PD

Partia Socialiste i kerkon Gjykates Kushtetuese interpretimin e neneve 69 70 71 72 ne te cilat flitet per mandatin e deputetit. Sipas socialisteve pese deputete aktuale te PD-se nuk kane dhene doreheqjen gjate kohes qe kandidonin nen siglen e PD-se per deputet ndersa ushtronin mandatin e tyre si te zgjedhur vendore ne krye te bashkive dhe komunave. Sipas kushtetutes ata duhet et kishin dhene doreheqjen nga drejtimi i pushtetit vendor ne momentin qe shpallen kandidate per deputete. Kerkesa e PS

Neni 69
1. Nuk mund te kandidojne e as te zgjidhen deputete pa hequr dore nga detyra
d kryetaret e bashkive dhe te komunave si dhe prefektet ne vendet ku kryejne detyrat e tyre

Neni 70
2. Deputetet nuk mund te ushtrojne njekohesisht asnje detyre tjeter shteterore pervec asaj te anetarit te Keshillit te Ministrave. Rastet e tjera te papajtueshmerise caktohen me ligj.

Neni 71
1. Mandati i deputetit fillon diten qe ai shpallet i zgjedhur nga komisioni perkates i zgjedhjeve.

Neni 72
Para fillimit te ushtrimit te mandatit deputetet bejne betimin ne Kuvend.

Aristir Lumezi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›