E Shtunë, 31 Tetor 2026

NIS PUBLIKIMIZbulohen dosjet e para sekrete per Shqiperine

/ /

WIKILEAKS 452 DOKUMENTA NGA TIRANA/ Faqja e internetit Wikileaks ka nisur te zbuloje sekretet e para per Shqiperine. Sipas nje dokumenti qe eshte publikuar dje me burim Ambasaden e SHBA ne Paris citohej nje diplomat francez i cili kishte deklaruar se Shqiperise i eshte dhuruar anetaresimi ne NATO pasi nuk ka bere aq sa duhet ne luften kunder korrupsionit. Po ashtu ne vitin 2009 diplomatet amerikane e kane konsideruar te tepruar oferten e Berishes per te strehuar ne Shqiperi nga 3-6 te burgosur nga Guantanamo. Sipas Wikileaks ekzistojne 452 korrenspondenca te diplomateve amerikane nga Ambasada e SHBA ne Tirane nga viti 1997-2010 ndersa emri i Shqiperise permendet ne 822 dosje sekrete

Gazeta gjermane Der Spiegel e cila ka arritur te kete informacionet konfidenciale beri dje publike edhe te dhenat per Shqiperine. Gazeta amerikane New York Times zbuloi dhe sekretin e pare per Shqiperine qe kishte te bente me te burgosurit e Guantanamos. Njekohesisht faqja Wikileaks publikoi dhe nje dosje te ambasades ne Paris e cila citonte nje diplomat francez qe shprehte rezerva per anetaresimin e Shqiperise ne NATO duke kritikuar luften kunder korrupsionit. Sipas gazetes New York Times SHBA nisi nje pazar nderkombetar per heqjen e te burgosurve e kalimin e tyre ne vende te tjera. Por ndersa mjaft vendeve iu ofrua teper ne fushen diplomatike si ne Sllovaki nje vizite e Presidentit Obama Shqiperia shfaqet i vetmi vend qe mund te pranonte te burgosur pa shperblim nga SHBA. Megjithate vetem pak aleate disa ishin te etur per te ndihmuar SHBA-te per kete ceshtje. Pas pranimit te pese kinezeve myslimane ne 2006 Kryeministri i Shqiperise ne 2009 ofroi per rivendosjen ne Shqiperi nga 3 deri ne 6 te burgosur por jo nga Kina. Diplomatet amerikane e portretizuan oferten e tij si madheshtore por ndoshta e tepruar thote gazeta amerikane. Nga ana tjeter duke cituar dokumentin sekret thuhet se si gjithmone shqiptaret jane te gatshem te shkojne milje larg per te ndihmuar me nje nga prioritetet tona kryesore te politikes se jashtme. Nga ana tjeter ne dosjen me kod 08 PARIS 114 e regjistruar ne date 2008-01-23 diplomati Errera shprehej se Shqiperia nuk ka pastruar ceshtjet e korrupsionit vetem pak para anetaresimit te saj ne NATO duke e cilesuar anetaresimin si te dhuruar.
Sipas gazetes gjermane duke iu referuar dosjeve ende te papublikuara ne faqen e Wikileaks per Shqiperine ekzistojne kablograma te cilat jane korrespondenca te rregullta te Ambasades Amerikane ne Tirane drejtuar Uashingtonit nga viti i trazuar 1997 e deri ne vitin 2010. Sipas analizes se informacionit paraprak qe gazeta gjermane ka bere per Shqiperine behet fjale per 452 dosje per Shqiperine ndersa vendi yne permendet ne total ne 822 dosje sekrete. Dokumentet sekrete per vendin tone jane te Ambasades Amerikane dhe datojne nga viti 1997 deri ne 2010. Sipas klasifikimit te dosjeve per Shqiperine njera prej tyre eshte konsideruar teper sekrete per te cilen nuk kane pasur dijeni as aleatet me te ngushte te SHBA-ve. Njekohesisht edhe 8 dosje te tjera konsiderohen si sekrete dy prej tyre te cilave si konfidenciale por jo per te huaj 147 dosje konfidenciale 169 jane per perdorim te brendshem dhe 125 te paklasifikuara. Godo Sekretet e Wikileaks mund te zbardhet viti 97

Historiani e politikani Sabri Godo shprehet se publikimi i dosjeve sekrete nga Wikileaks per Shqiperine dhe vendet fqinje mund te jete me dobi per vendin tone. Sipas Godos se pari mund te kete te verteta per ngjarjet e vitit 1997 pasi sipas tij ka pasur nderhyrje nga jashte per te kurdisur shkaterrimin e Shqiperise. Per nje gje jam i bindur qe ne ato ngjarje atehere ka pasur nderhyrje nga jashte. Nuk ka qene cdo gje e kurdisur perbrenda. Askush nuk kishte mundesi tu jepte permasa te atilla ngjarjeve te 96-s pa nje nderhyrje dhe mbeshtetje nga jashte. Si ka qene ne cforma eshte bere deri ku ka shkuar te gjitha keto mbeten per tu pare. Gjithsesi jane ngjarje te se kaluares qe nuk duhet te kene ndonje ndikim te madh ne zhvillimin e marredhenieve aktuale. Por shenimet duhen mbajtur u shpreh Sabri Godo. Politikani Godo komentoi edhe mundesise e nderhyrjes amerikane per rrezimin e Marreveshjes se Ujerave mes Shqiperise e Greqise. Mua nuk do me dukej ndonje habi e madhe te kishte ndonje lloj ndikimi te terthorte te Amerikes kjo ka te beje me interesat strategjike ne teresi por dhe me politiken qe ndiqet ndaj nje vendi ne vecanti. Ne cdo rast Amerika ka mbrojtur interesat tona. Kjo do te provokoje nje debat ku do te perfshihet e gjithe bota. Une e shoh si gje te dobishme mbase qeverite do te vihen ne veshtiresi ai qe nuk njeh te kaluaren eshte i destinuar te perserite gabimet tha Godo.

ERALD KAPRI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›