E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandatet e Fullanit dhe ekut drejt fundit

E premte 28 Tetor 2011 1614

Ardian FullaniKjo e premte eshte dita e fundit ne detyre e guvernatorit Ardian Fullani si dhe per kreun e Kontrollit te Larte te Shtetit Robert eku. Dy drejtuesit e institucioneve te pavarura i japin fund mandatit 7-vjecar te nisur ne tetor te vitit 2004.

Kreu i institucionit me te larte monetar Ardian Fullani eshte me prane nje mandati dyte. Pak dite me pare kryeministri Berisha e propozoi emrin e tij si anetare te keshillit mbikeqyres mes te cileve do te dale me pas guvernatori. Tashme i takon presidentit te dekretoje nje anetar per postin me te larte. Mazhoranca ka dhene sinjale pro emrit te Fullanit dekretohet nga presidenti. Ne te njejten linje duket se eshte edhe opozita. Ne ditet ne vijim kreu i shteti pritet te dekretoje kreun e Bankes per 7 vitet e ardhshme. E nese emri do te jete ai i kreut aktual atehere Ardian Fullani do te jete i pari guvernatore me dy mandate radhazi. Ndersa mbetet ne pikepyetje miratimi i dekretit te presidentit per kreun e KLSH. Zotin Sali Shehu. Zera brenda mazhorances kane deklaruar se fati i miratimit te kesaj kandidature do te pasoje ate te anetareve te gjykates kushtetuese te cilet jane hedhur poshte nga parlamenti pasi mazhoranca pretendon se presidenti nuk eshte konsultuar me kuvendin perpara propozimit te tyre. KLSH eshte drejtuar nga zoti Robert Ceku nje ish deputet i Partise Republikane ne vitin 2004. Shiko kroniken video

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›