E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shaban Memia dorezon detyren

E premte 28 Tetor 2011 1344 SHABAN MEMIAShaban Memia iken nga kreu Agjencise se Legalizimeve ndersa Vizion Plus ka qene deshmitare e vetme e minutave te fundit te ndarjes se tij nga detyra e drejtorit te ALUIZNI-t. Ndonese ka refuzuar te beje komente rreth doreheqjes Memia e ka lene te kuptohet largimin e tij nga ky institucion. Demokrati Memia ka hyre ne zyren e tij rreth ores 1040 minuta dhe ka dale vetem 10 minuta me pas. Pavaresisht se i eshte shmangur kameres duke dale nga mbrapa hyrjes kryesore i pyetur nga Vizion Plus ai ka pranuar ne nje fare menyre se u largua institucioni qe ishte nder me te kritikuarit edhe nga vete mazhoranca. Gjate 10 minutave te fundit te qendrimit te tij ne zyre Memia mesohet te kete thirrur stafin e tij te ngushte ku dhe i ka komunikuar vendimin qe sipas zerave brenda ALUIZNI-t edhe per vete Shaban Memine ka qene i papritur. Te njejtet zera tregojne per Vizion Plus se vendin e Shaban Memise ish-deputetit demokrat pritet ta zere nje tjeter ish-deputet Ardian Kollozi i cili me 8 maj kandidoi per Bashkine e Vlores. Kollozi pas humbjes se betejes per kreun e Bashkise se Vlores se fundmi eshte shfaqur publikisht ne konstituimin e te qarkut te Vlores ku PD fitoi shumicen. Procesi i legalizimeve eshte nje nga pikat e dobeta te qeverise Berisha ku dhe vete kryeministri e ka pranuar kete fakt. Shaban Memia mbante postin drejtorit te pergjithshem te legalizimeve preje 6 vitesh ku krahas sulmeve nga opozita ndaj tij nuk munguan edhe kritikat brenda radheve te Partise Demokratike.

Shiko kroniken video

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›