E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Twitter: Berisha gënjen

Pas deklaratës së kreut të qëverisë Sali Berisha për kundërshtimin e heqjes së TVSH-së për prodhimet bujqësore, ka reaguar kreu i Ps-së Edi Rama duke thënë se Kryeministri gënjen.

Në një koment të tij në Twitter ai u shpreh:

“Jo Sali, ti gënjen! Do heqim taksën e bukës, qumështit, vezëve, ilaçeve, jo TVSH-në e produkteve të tokës në fshat. Fshatit do t`i heqim TVSH-në e prodhimeve bujqësore, sepse fshati po mbytet dhe s`e shpëtojnë dot shiritat e inaugurimeve”.

Më herët kryeministri Berisha ka deklaruasr nga Berati se nuk do të ketë heqje të TVSH-së për prodhimet bujqësore ashtu siç propozon opozita.

“Nuk do të pranojmë heqjen e TVSH-së. Sepse me këtë vendim ata duan të rrisin të ardhurat e tyre. Kërkesa vjen për të rritur klientelat e tyre , por fatmirësisht ky ligj nuk kërkon 3/5 e votave.Rama është një politikan që shkon nga disfata në disfatë. Opozita duhet ta ketë të qartë se nuk mund të bllokojë zhvillimin e vendit ”është shprehur kryeministri ndërsa ka theksuar se të gjithë ata që përpiqen të ndalin progresin dhe zhvillimin e vendit do të marrin përgjigjen e merituar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›