E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandati i Ilir Beqjas sot ne Kuvend

Per here te pare qe nga fillimi i sesionit parlamentar deputetet socialiste do te votojne sot ne seancen plenare per te mbrojtur mandatin e deputetit Ilir Beqja.

Vendimi u mor diten e djeshme ne mbledhjen e grupit parlamentar te PS-se i cili gjithashtu vendosi qe ne seancen e sotme deputetet socialiste te kerkojne qe votimi per mandatin e deputetit socialist te behet i fshehur.

Deputetet socialiste deklaruar diten e djeshme se do te votojne kunder heqjes se mandatit te kolegut te tyre duke theksuar edhe njehere se deputeti Beqja nuk ka shkelur Kushtetuten.

Nderkohe Keshilli per rregulloren e mandateve dhe imunitetit do te paraqese ne seancen e sotme plenare dokumemtin e hartuar permes te cilit kerkon parlamentit te votoje pro kerkeses per heqjen e mandatit te deptuetit Ilir Beqja nga ana e Gjykates Kushtetuese.

Nderkohe po dje PS-ja ka depozituar ne Gjykaten Kushtetuese kerkesen me 35 firma e cila kerkon mendimin te gjykates persa i perket interpretimit te kushtetutes neni 70 pika 3 dhe 71 e cila parashikon heqjen e mandatit te deputeteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›