E Diel, 1 Nëntor 2026

Mandati i KFOR-it i pandryshuar

KFOR-i përmes një komunikatë për media bëri të ditur se do të vazhdojë të kontribuojë për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë.

Në një komunikatë për media, thuhet se KFOR-i e kupton që deri më tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje, por pavarësisht nga kjo, mandati i KFOR-it mbetet i pandryshuar.

“KFOR-i do të vazhdojë të kontribuojë për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë. Ashtu si në të kaluarën, KFOR-i do të vazhdojë ta bëjë këtë me vendosmëri, me kujdes dhe në mënyrë të paanshme, në përputhje të plotë me mandatin e vet”, thuhet në komunikatë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›