Prokuroria kërkon edhe dy muaj paraburgim për Natali Velijajn

Prokuroria ka kërkuar edhe dy muaj paraburgim për të dyshuarën Natali Velijaj, kanë thënë burime nga organi i akuzës. Kërkesën e ka konfirmuar EULEX-i dhe avokati i saj Nuhi Paçarizi.
“Për shkak se hetimet janë në vazhdim e sipër, prokuroria ka paraqitur kërkesë për vazhdimin e masave të njëjta edhe për dy muaj për tre të dyshuarit në rastin e pasaportave”, ka thënë EULEX-i në një përgjigje me shkrim.
Të dyshuar janë edhe Fisnik e Betim Blakaj, të cilët ndodhen në arrest shtëpiak. Velijaj dyshohet se ka keqpërdorur 1.4 milion euro të pasaportave. Ajo ka thënë se i ka ndarë me zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, disa prej të cilëve janë suspenduar./Indeksonline/