Mandati i Seserit, Gjiknuri: Rast i paprecedent, është shkelur Kushtetuta, Paloka: Drejtohuni gjykatës
TIRANË- Në lidhje me mandatin e ish-deputetes Rudina Seseri ka reaguar sot edhe deputeti Damian Gjiknuri.
Socialisti shprehet se pretendimet që nge maxhoranca janë të pabaza, pasi sic tha ai Kushtetuta e zgjidh këtë cështje. “Kur refuzohet, mandati i kalon pasardhësit”, u shpreh ai, duke nënvizuar se në këtë rast, kur mazhoranca refuzon emrin pasardhës në listë, “Është shkelur Kushtetuta e demokracia e vendit”.
Për Gjiknurin ky është një rast i paprecedent. Nëse Gjon Bardhi refuzon mandatin, ai automatikisht i kalon kandidatit tjeter në listë, sic sqaron ai.
Gjiknuri ka deklaruar më tej se “PD do t’i marrë mandatin e deputetit PS-së”.
Por nga ana tjetër deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, në lidhje më këtë cështje pretendon se “Gjon Bardhi duhet të japë më parë dorëheqjen nga posti i kryetarit të bashkisë së Fushë Krujës dhe më pas të bëj ç’të dojë me mandatin e deputetit. Nga ky moment ai mandatohet dhe është i aftë për t’u paraqitur në Kuvend. Pasi bën betimin, mund të mungojë 30 ditë apo të tjera, dhe në këtë rast ndodh që i kalon tjetrit”.
LAJMI VIJON
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Mandati i PS, Bardhi: Nuk shkoj në Parlament. Alibeaj: Jep dorëheqjen