E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mandati i deputetit ka filluar, ushtrimi i tij jo"

Juristja Aurela Anastasi, eshte pikerisht mburoja e mandatit te fituar nga KQZ qe justifikon, bazuar edhe ne Kushtetute, mungesen e tyre ne Kuvend per nje afat gjashte mujor. "Duhet thene qe mandati i deputeteve ka filluar qe nga dita kur KQZ i ka shpallur ata fitues, ajo qe nuk ka filluar eshte ushtrimi i mandatit, i cili fillon pasi deputetet kane bere betimin ne Kuvend", deklaroi Anastasi. Sipas saj, "ne kete kuader do te thosha qe pavaresisht nga rasti qe paraqitet, mandati mund te hiqet". Ajo tha se Kushtetuta ka parashikuar pikerisht, se mandati mund te hiqet per shkak te shpalljes se pavlefshmerise se mandatit ose mbarimit te mandatit sipas rastit. "Situata konkrete na shpie me shume ne kuader te zbatimit te nenit 71 te Kushtetutes, pika 2 d, pasi eshte nje afat limit kohor i parashikuar nga vete Kushtetuta dhe qe kufizon mosparaqitjen ne Kuvend te deputetit", u shpreh juristja. Anastasi theksoi se nese do te merren me radhe, rastet qe mandati i deputetit mbaron ose shpallet i pavlefshem sipas rastit, thote se shkaku i mbarimit te mandatit, apo i pavlefshmerise se tij per shkak se ai nuk ben betimin, do te ishte qarte rasti kur deputeti refuzon ta beje kete betim, ose nuk shkon ta bej betimin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›