Dalin ne shitje trojet ne qender te Tiranes

Qendra e Tiranes eshte nje prone shteterore dhe qeveria do ta shese ate, duke i perdorur te ardhurat per kompensimin e ish-pronareve. Ky ishte qendrimi qe mbajti dje ne Kryeministri Berisha, ne mbledhjen e qeverise, lidhur me konfliktin qe ka lindur mes bashkise se Tiranes dhe strukturave te qeverise, per truallin e qendres se kryeqytetit. Sipas Berishes, kjo toke ne cdo centimeter te saj eshte nje toke publike dhe ekziston dokumentacioni perkates qe e verteton kete. Kryeministri shpjegoi se ne kete toke ka qene Mbreti Zogu i I-re, i cili ka ndertuar qe ne fillimin e shekullit te XX. "Zoterinj ministra dua t'u rikujtoj se ndertesa e Ministrise se Kultures, sipas atlaseve dhe te gjitha dokumenteve eshte ndertuar ne vitin 1932 nga lartmadheria e tij, Mbreti Zogu i I-re, i cili ne asnje rrethane dhe ne asnje rast, nuk i ka pervetesuar kujt pronen, por ka shpronesuar ne perputhje me Kodin Civil te asaj kohe", iu drejtua kryeministri Berisha, anetareve te kabinetit. Ne kete kuader, kryeministri ne menyre te qarte theksoi se te gjithe ata qe pretendojne se jane ish-pronare te kesaj toke, jane falsifikatore dhe se ligjerisht do te marrin pergjigjen e merituar, per pretendimet e tyre te rreme. "Tani na del se qenka prone e asaj apo kesaj familje. Falsifikatoret do te marrin pergjigjen qe meritojne, po keshtu dhe ata qe mbrojne falsifikimin",-tha Berisha. Duke bere nje historik te shkurtet per ndertesat te cilat prej shume vitesh kane qene ne ate zone, Berisha deklaroi se Ministri i Puneve Publike, Sokol Olldashi duhet t'i paraqese medieve, fotografite dhe dokumentet e tjera, qe tregonin se cfare kishte qene ndertuar me pare ne ate zone. "Me siper eshte nje barake e ndertuar nga fundi i viteve 1800, nje kazerme ushtarake turke. Me te gjitha dokumentet, ajo eshte nje Dhome Tregtie, me vone spital austro-hungarez e pastaj gjimnaz. Dhe tani na del se qenka prone e asaj apo kesaj familje. Falsifikatoret do te marrin pergjigjen qe meritojne, po keshtu dhe ata qe mbrojne falsifikimin. Ajo ndertese eshte mbi 100 vjecare. Me siper jane varrezat e Karapiceve dhe Xhamia e Karapiceve. Ka dokumente per kete. Lartmadheria e tij, Zogu i I-re ndertoi sheshin dhe hoqi te gjitha varrezat familjare ose shtepiake qe ishin brenda qytetit. I beri te gjitha ato me shpronesim te plote. Edhe xhamine e rrafshoi per te ndertuar sheshin, por e kompensoi", deklaroi kryeministri. Sipas Berishes, kjo ishte nje ceshtje e nje rendesie te vecante, sepse behej fjale per nje shume totale prej 112 milione eurosh. Ne kete kuader, kryeministri propozoi qe te behej nje ligj i vecante, i cili te vendoste ankand per shitjen e kesaj toke. Sipas Berishes, te ardhurat qe do te perfitoheshin nga kjo shitje, duhet te kalojne ne fondin e ish-pronareve, per kompensimin e tyre financiar. "Mund te behet edhe nje ligj i vecante per shitjen e tyre me ankand dhe t'ua kthejme pronareve. Mund te kete edhe ide te tjera, por ne do t'i shesim ato me 2000 euro metrin katror, ne perputhje me planin e qytetit qe ndertohet, por i gjithe ky fond prej 112 milione euro, gradualisht me kalimin e tij do te kaloje i teri per kompensimin e pronareve", propozoi kryeministri. Ne kete kuader, ai kerkoi qe Ministria e Ekonomise te angazhohej per krijimin e ketij ligji, qe ta lejonte nje shitje te tille. Pasi sipas ligjit te vitit 1994, pronat publike nuk mund te shiteshin. Sipas Berishes, ligji i '94-es ishte i mire, pasi i mbronte keto prona, por theksoi se tashme kishte ardhur momenti qe te ardhurat nga shitja e tyre te kalonin tek ish-pronaret.
Kryeministri paralajmeron reforme ne pronesi
"Pronat, tani do te krijohet fondi dixhital, jo abuzimit"
Vitin e ardhshem do te nise regjistrimi i te gjithe qytetareve dhe pronave ne vend. Ky ishte premtimi qe beri dje kryeministri Berisha, ne kuader te reformes ne pronesi. Sipas tij, ishte e nevojshme qe te krijohej nje fond dixhital i pronave, i cili do te jepte edhe rezultat e tij, ne luften kundrejt falsifikatoreve te pronave. "Ne kete menyre do te krijohet fondi perfundimtar dixhital i pronesise. Dixhitalizimi i pronave pritet t'i jape fund abuzimeve me dokumentacionet, te cilat krijojne pronare te paligjshem, ne toka publike", argumentoi Berisha. Ne menyre te herepashershme kryeministri Berisha, ka theksuar se ky mandat i dyte i qeverise qe ai drejton, do te vendose theksin ne ceshtjen e pronesise. Ne kete kuader, kryeministri ka theksuar se qeveria do te marre te gjitha masat per te kryer reformen ne pronesi, reforme e veshtire kjo, nisur edhe nga falsifikimet e herepashershme qe i jane bere pronave te ndryshme.