E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ju tregoj ato qe fshehu Moisiu"

E nisur nga korrektesia qe duhet te shfaqe cdo ish-funksionar shteti, ne shkuarjen e shenimeve apo kujtimeve, por edhe duke njohur realitetin vullkanik shqiptar ne perballjen me te vertetat, deri me sot kisha vendosur te heshtja per ngjarje dhe shenime qe i takojne periudhes kur kam kryer detyren e Shefes se Kabinetit prane ish-Presidentit Moisiu, me bindjen se keto shenime do te botohen ne castin e duhur.

Kam qene e bindur ne kete vendim timin, prej castit, qe u largova nga presidenca ne maj 2005 e deri para disa ditesh, kur perfundova se lexuari librin me kujtime te ish-Presidentit Alfred Moisiu "Mes Nanos dhe Berishes".

Ky vendim mbeshtetej se pari dhe se fundmi vetem ne parimet e mia. Por situatat ne realitetin shqiptar, shpesh fluturojne ne nje shfaqje te tille, sa te heshtesh, do te thote me shume dobesi, sesa fisnikeri.

Moisiu, Presidenti ish, e dedikon kete liber "ne respekt te qytetareve shqiptare". Pikerisht une vleresoj se respekti me i larte eshte ndershmeria dhe ndershmeria me e kulluar mbeshtetet tek vertetesia. Ndaj dhe, ne respekt te se vertetes, une sot po zbardh disa nga keto shenime korrekte, ne menyre qe qytetaret shqiptare te mos bien ne gracken ku do t'i shtyje Moisiu, ish-Presidenti, apo ndonje ish President tjeter...

E kam njohur Alfred Moisiun ne vitin 1996, kur me propozoi te drejtoja Forumin Rinor te Shoqates Shqiptare te Atlantikut. Atehere isha pedagoge e letersise boterore bashkekohore ne Universitetin e Tiranes dhe ai Kryetar i Shoqates. Ishte ai qe me propozoi serish te mbaj detyren e Shefes se Kabinetit ne Presidence, ne tetor te vitit 2002, detyre te cilen une e prita me shume mirenjohje dhe e cilesova si nje vleresim te madh, per vete moshen time te re ne ate kohe. Kjo ka qene ndoshta edhe arsyeja se perse nuk e kam bere te ditur kurre arsyen e vertete perse u largova nga ky institucion, pas 4 vjet e gjysme pune. Padrejtesite personale jo gjithmone duhet te dalin ne shtyp. Duke gjykuar se ka shume gjera qe nuk kane interes publik, i kam hedhur ngjarjet ne nje ditar, te cilin e hap here pas here per te ballafaquar kujtesen time me ato qe lexoj ne ndonje rast.

Iu riktheva serish shenimeve te asaj kohe pasi perfundova se lexuari kujtimet e ish-Presidentit dhe per fat te keq konstatova se shume gjera ishin ndryshe nga sa ishin shkruar ne shenimet e mia. Ngjarje per te cilat jam deshmitare okulare jane deformuar dhe paraqitur ne menyre te njeanshme. Kam bindjen, ashtu sikur citon edhe Dr. Frojdi se "vetem nje njohje e thelle e njeriut mund te coje ne nje vleresim me te sakte te bemave te tij". Dhe une e kam njohur Alfred Moisiun ne situatat te cilat ai i risjell ne drite te rreme ne librin e tij me kujtime.

Nese kishte nje gje qe vleresoja ne ate kohe te Moisiu, ishte gjuha e matur ne luften e ndezur politike, qe e ngrinte mbi palet dhe qe krijonte imazhin e nje politikani te pjekur. Por nje tjeter Moisi m'u shfaq ne faqet e librit, ku ndesha nje rrembim te pabesueshem per nje ish-President, mungese vertetesie dhe nje fjalor me etiketime qe nuk i shkojne as nje politikani ne karriere e jo me nje ish-Presidenti ne moshe te thyer. Duket naivisht sikur, permes gjuhes se ashper, Alfred Moisiu kerkon te na tregoje "muskujt" qe u ka demonstruar dy muskujtjereve te politikes shqiptare, Fatos Nanos dhe Sali Berishes. Nje Moisi trim...qesharake. Ne faqet e ketij libri vete ish-Presidenti bie ne vorbullen e pasionit, duke bere qe stili i te shkruarit dhe clirimi i pavetedijshem i mendimeve te shfaqen sinqerisht, duke treguar njekohesisht limitet e nje politikani te mberthyer ne daren e dy mjeshtrave te politikes, i cili dikur dukej i mencem pikerisht sepse kontrollonte gjuhen.

Ne fakt eshte e pafalshme qe nje ish-President te bjere ne pasionet e kujtimeve, sikur ben Moisiu. Pergjithesisht ata qe jane vertet burra shteti, kur shkruajne kujtime kane edhe profesioniste ne staf, qe te mund te redaktojne pasionet qe mbart ritregimi i ngjarjeve ku kane qene protagoniste per mire apo per keq...Kujtimet, sipas psikoanalizes, nuk bejne gje tjeter vetem se vertiten rreth gjerave qe kane lene mbresa pozitive ne jeten tone. Vete kujtimi eshte mekanizmi baze per rikthim ne kenaqesine e provuar....E thene shkurt, veshtire se nga nje vellim me kujtime te mund te kemi te verteten e raporteve te Moisiut me Nanon dhe Berishen. Do te mund te kemi vetem ato ngjarje qe kenaqin vete Moisiun.

Asnje histori apo studiues serioz nuk merret se pari cfare shkruajne ish-zyrtaret politike per veten, aq me teper kur vete ata u referohen si kujtime. Pergjithesisht biografet dhe perballja e teksteve te tyre te con deri diku tek e verteta. Dhe e verteta eshte ende teper larg, perderisa protagonistet e tjere nuk vendosin te flasin dhe "kambana" bie vetem nga njera pale. Ndoshta per faktin se nga treshja qe ne ate kohe kishte ne dore fatet e vendit, Moisiu eshte i vetmi qe e konsideron veten "jashte loje" dhe shkruan kujtime. Berisha qeveris ndersa Nano mundohet me cdo menyre t'i afrohet endrres presidenciale.

Kur fillova pune si shefe kabineti e Presidentit Moisiu, e vleresova maksimalisht kete detyre dhe besoja se ky njeri do te bente dicka me shume per vendin tim. Ruaja respektin me te thelle per korrektesine dhe perkushtimin qe ai kishte treguar gjate punes ne Shoqate, ku ne te gjithe ishim pjese e nje stafi vullnetar. Njihja idete e tij nacionaliste, forcen dhe vullnetin per pune te palodhur, si dhe idete e tij te guximshme per pavaresine e Kosoves, te cilat i kishte shpalosur qe ne fillim te viteve '90 ne konferencat nderkombetare te Atlantikut. Nuk besoj se ne asnje nga keto pika Moisiu devijoi ne punen e tij si President. Ai u perplas hapur ne mbrojtje te pavaresise se Kosoves ne te gjitha takimet nderkombetare. U perplas si askush per ceshtjen came dhe e ka mbrojtur ate fuqishem. Nuk eshte rastesi qe Alfred Moisiu, nuk u prit kurre per nje vizite zyrtare ne Greqi. Eshte koha qe me iniciative te Presidentit Moisiu, Shqiperia shpallet boterisht si nje vend me nje harmoni nderfetare, duke e bere kete nje program te vecante te UNESKO-s dhe duke mikpritur per kete proklamim ne nje Konference Nderkombetare 9 presidente shtetesh nga rajoni e me gjere.

Do te ishte me mire qe Moisiu, te mbetej deri tek keto ngjarje apo tek disa te tjera qe tregojne iniciativen e tij humane ne nderimin e ish-shikasve te rene ne Vlore gjate revoltave te vitit 1997, duke bere keshtu hapin me te madh qe politika ka bere deri me sot, ne respekt te atyre djemve qe rane ne mbrojtje te shtetit. Kete fakt ish-Presidenti e permend, por duke anashkaluar intrigat e kabinetit Nano per ta penguar kete iniciative, si dhe sabotimin qe i beri kesaj iniciative ish dhe aktualisht kryetari i bashkise se qytetit te Vlores. Po keshtu vizitat qe ai realizoi ne Tropoje apo ne Lazarat mendoj se jane historike, jo se u shkua ne zona me nje fizionomi te vecante, por se u pa se deri ku ishin ndarjet partiake dhe fryma e shtetit si rezonance e ketyre te fundit. Pikerisht pas ketyre vizitave ne keto vende hyne institucionet shteterore, per vite me radhe te harruara.

Mendoj se i ndalur ne keto arritje do te ishte me dinjitoze te botonte shenimet nje ish-President, i cili tashme ka mbyllur te gjitha karrierat, aq me teper ate politike. Do te ishte me mire te fliste per arritjet ne raportet me fqinjet dhe per politiken e urte qe ai ndoqi ne ate periudhe ne marredheniet me ta. Parimi se, si nje vend i vogel, ne nuk kemi pse te bejme politiken e madhe, por na mjafton te jemi faktore ne rajon, te cilin Moisiu si President e aplikoi shume mire, ia vlen te vendoset ne shenime....Po keshtu pjese nga takimet e shumta me nderkombetaret. Mendoj se i ndalur ne keto pika, do te ishte me dinjitoze te botonte shenimet nje ish-President, i cili tashme ka mbyllur te gjitha karrierat, aq me teper ate politike, qe edhe s'e ka pasur kurre. Dhe te gjitha keto sepse vizioni i nje Presidenti eshte me shume kombetar se partiak, me shume atdhetar se politik, me shume historik se momental. Por Moisiu, Presidenti ish, rend t'i jape ne forme kronologjike te gjitha aktivitet nderkombetare ne kapitullin qe shkruan per kohen e Nanos kryeminister, duke mbushur keshtu edhe faqet qe ne fakt do te duhet te ishin nje analize e mirefillte e raporteve te tij me Nanon, te cilen Mosiu s'ka per ta bere me sa duket kurre. Nderkohe ai nuk analizon asnje nga mesazhet e shumta qe ka marre nga nderkombetaret, por me pamodestine me te madhe vetem shkruan vleresimet e tyre per te, gje qe ne diplomaci eshte thjesht nje akt formal dhe rutine....Ajo qe me vjen keq eshte qe me sa duket Moisiu, Presidenti ish, duke mos analizuar detaje, me ben te besoj se nuk paska kuptuar ne pjesen me derrmuese thelbin e cdo bilateraleje apo takimi me nderkombetaret, qe shkonte shume me teper se pjesa turistike apo ari i Kuvajtit qe shpejton ta kujtoje....

Do te ishte me mire te rrefente per organizmin per here te pare te Adriatik 3, pikerisht ne Tirane, ne shkurt te vitit 2003. Takim qe vulosi perkrahjen amerikane per anetaresimin e Shqiperise, Kroacise dhe Maqedonise ne NATO. Por duket qe keto fakte historike dhe te denja per t'u krenuar, nuk e bejne ish-Presidentin te ndihet faktor. Cuditerisht dhe gabimisht nuk e bejne te ndihet edhe krenar. Ai ndalet kalimthi ose pa analiza ne to, pasi duket qe ndihet me mire kur pa sinqeritet veterrefen pikerisht ato beteja politike qe, perpos te humbura, i ka pasur teresisht te dyshimta per nga iniciativa. Ai kerkon te shitet ne tregun e politikes se dites, (pikerisht me ane te ketij libri), si njeriu i vetem i politikes shqiptare qe u perball njeheresh me Nanon dhe Berishen.

Ate gabim qe beri dikur si President, Alfred Moisiu e perserit serish tani si ish President. Ai vazhdon edhe nepermjet ketij volumi me kujtime 400 faqesh, te beje ate cka ushtroi 5 vjet ne Presidence, t'u shese shqiptareve perballjen me Berishen apo debatet e "nxehta" me Nanon, si lufte institucionesh, ku nuk rresht se perserituri qe ai, Moisiu, ishte dhe mbetet gjithmone kaloresi ne mbrojtje te tyre dhe kur ne fakt ai ishte dhe mbetet gjithmone, ne mbrojtje te interesave te tij dhe te rrethit te tij.

Pavaresisht se Moisiu nga bindjet eshte teresisht ateist, ai ka zgjedhur qe ne titull te krijoje imazhin e vendosjes se tij ne mes, si dikur Jezui ne kryqezim ne mes te dy kusareve. Bile edhe per fotografi qendrore zgjedh pikerisht kete. Ai e shpall veten si Shpetimtari, i kryqezuar me kot nga politika e dy barabenjve. Ndoshta Moisiu as e ka idene e ketij detaji te bibles. Vetem se ne kujtimet e tij ai s'ben gje tjeter, vecse nje bibel per vete! Ideja qe pershkon librin eshte se Ai ishte drejtesia, gjykimi i ftohte, ndershmeria, perkushtimi apo shpirti i sakrifices, ne nje mjedis ku sundonte atirendi, antidrejtesia, korrupsioni, despotizmi, uni politik, mostoleranca dhe te tjera si keto.

Interesante eshte qe konotacionin me te madh per keto nota, i jepen Berishes. Kjo eshte as e cuditshme dhe e vertete, sa me nje naivitet femije ne cdo dy faqe te librit permendet vetem Berisha. Edhe atehere kur Presidenti ish, Moisiu, zgjedh te flase per kohen kur Nano eshte kryeminister, edhe atehere kur ky eshte ne pension. Kjo pasiguri e te shkruarit, pjesen artistike te se ciles mund ta gjeje vetem nje njeri qe ka mbaruar fizike, sikur eshte ish-Presidenti Mejdani me levdatat qe i ben librit, eshte aq e evidentuar ne te gjithe librin, sa do te ishte me e ndershme per Moisiun, Presidentin ish, te bente nje botim "Une dhe Berisha", madje ne nje version me biblik mund ta titullonte "Moisiu dhe Berisha". Por une u besoj vetem eksperiencave te mia ne Presidence. Meqenese une kam punuar me Moisiun deri ne maj te vitit 2005, d.m.th. po te respektojme ndarjen qe ka bere autori i kujtimeve, vetem me Nanon Kryeminister dhe Berishen shef te opozites, do t'i referohem vetem atyre fakteve qe percjellin raportet mes Moisiut, Berishes dhe Nanos.

Ne pothuaj gjithe kohen kur ne Shqiperi drejtonte e majta, Moisiu, Presidenti ish, jo vetem nuk e ka kundershtuar asnje here te vetme Kryeministrin Nano per parim apo ceshtje shteterore, por e ka kundershtuar shume here vetem si forme presioni kur i duhej te realizonte nje ambicie apo interesa personale apo me tej. Fatos Nano, si mjeshter i vjeter i intriges, ia mesoi shume shpejt pikat e dobeta presidentit, duke e futur teresisht ne carkun e tij, gje qe beri dhe prishjen perfundimtare te Moisiut me Berishen. Keshtu, i propozuar nga Berisha dhe i zgjedhur me konsensusin e dy forcave me te medha politike, ne vend qe te qendronte mbi palet, Moisiu u pozicionua gradualisht nga Fatos Nano, andej nga e shtynin interesat ekonomike. Fale perkrahjes, inkurajimit por edhe carqeve mjeshterore te Nanos, qe ne muajt e pare te presidences Moisiu e ktheu ate ne nje keshtjelle te nepotizmit, qe fillonte tek familja dhe perfundonte tek mikesha e tij Nedime Hanku, apo e kunderta fillonte nga Nedimeja dhe perfundonte tek familja. Nano u kujdes te sistemonte cdo debolese te Moisiut brenda dhe jashte familjes, me poste dhe ofiqe brenda dhe jashte vendit. Nderkohe, duke ditur cdo levizje ne Presidence, fale informatorit te tij te besuar, Zef Preci, keshilltar ekonomik i presidentit, ai filloi te merrej me stafin e Moisiut, duke e detyruar kete te fundit, me hir apo me pahir, ta ndryshonte apo konfiguronte sipas midese se Nanos.

Moisiu, ish presidenti, do te mbahet mend si i vetmi titullar i larte i shtetit shqiptar, qe ka shkarkuar apo detyruar te japin doreheqjen, nje anetar te stafit politik ne cdo 3-4 muaj, duke nxjerre keshtu ne rruge pa asnje arsye shume njerez te nderuar, te cileve u propozoi vete te punonin me te dhe qe i shkarkoi me deshiren e tij apo te Nanos. Pak prej ketyre ai i permend ne liber, ndersa pjesen tjeter e anashkalon si dikur Enveri ne kujtimet e tij.

Keshtu mikun e tij te kahershem, keshilltarin per sigurine kombetare Besnik Selami, te cilin pasi e thirri sikunder thote nga SHBA, e detyroi te jape doreheqjen pasi u bind se pervec hapjes dhe mbylljes se deres asgje s'i kish mbetur te bente. Ai permend gjithashtu ish keshilltarin e tij per mediat, Arjan Konomi, te cilin e ka larguar jo me shume se 7 muaj pasi e mori, me nje ceremoni dhe akt te tipit hetuesi. Ne po te njejten dite ai i ka kerkuar doreheqjen Arben Ristanit, keshilltarit te tij per ligjet, emrin e te cilit zgjedh te mos e permende fare ne kujtime.

Me pas e ne vazhdim ai liron nga detyra keshilltarin ekonomik, Gjergj Buxhuku, pasi Kryeministri Nano ishte i pakenaqur nga shkrimet e ketij te fundit, qe kritikonin hapur politikat ekonomike te qeverise. Largon nga detyra poetin Xhevahir Spahiu, keshilltar per kulturen, pasi mendimet per dekorimet qe kishin te benin me fushen e kultures i jepte Afrim Krasniqi, qe kishte mbaruar me kohe te pjesshme letersi dhe zonja Hanku, vajza e Nedimese, qe mbante postin e Drejtoreshes se Faljeve, Nenshtetesive dhe dekorimeve dhe qe shenonte ne cv e saj vetem diplomen ne degen e Juridikut me rezultate te kalueshme. I kerkoi doreheqjen keshilltarit ligjor, Xhevat Hana, pasi ky i fundit nuk morri ne shqyrtim brenda dites nje ceshtje qe kishte te bente me shoqerine "Doniana Shpk". Kjo e fundit, per te fituar perkrahjen presidenciale, i kishte dhuruar dhendrit te Moisiut, pjese te konsiderueshme te biznesit. Ai liron nga detyra zedhenesen e shtypit qe zevendesoi zotin Konomi, zonjen Aferdita Sokoli, ndersa nje muaj para mbarimit te mandatit te tij, Presidenti hoqi me ceremoni ish-mikun e tij, shef te Protokollit zotin Kristaq Birbo. Nuk po ndalem me tej ne listen e gjate te heqjeve te Moisiut, Presidentit ish, por besoj se statistika e heqjes se nje keshilltari ne cdo dy muaj, pergjate pese viteve te tij ne Presidence, eshte vertet skandaloze per nje institucion te ketij niveli.

Ceshtja eshte se ne rastin me te mire keshilltaret e hequr ose nuk u zevendesuan fare, ose u zevendesuan me anonimate, fenomen ky tipik i administrates shqiptare, per te cilen Moisiu, Presidenti ish, mbeti model. Eshte e pafalshme per nje President qe per 4 vjet ne pozicionin e Kryetarit te Keshillit te Sigurise, te mbaje bosh vendin e keshilltarit per kete ceshtje, me vone ate te keshilltarit ekonomik, shefit te kabinetit e keshtu te gjitha pozicionet me radhe. Ndersa numri i keshilltareve te jashtem rritej cdo dite, aq sa Moisiu s'u mesoi dot as emrat.

Kulmi u arrit kur, pasi kishte hequr me shume se gjysmen e keshilltareve, megjithese jo te djathte aktive, presidenti Moisiu emeron ne pozicionin e keshilltarit politik Afrim Krasniqin, deri ne ate kohe shkrues fjalimesh i Moisiut. Krasniqi i kishte nderprere keqazi te gjitha raportet me PD, megjithese per shume kohe kishte qene kryetar i Forumit Rinor dhe deputet i kesaj force. Atehere i hyra ne zyre Presidentit dhe i thashe se nuk mund te emeroje Krasniqin keshilltar politik. Per demokratet kjo do te perkthehet si te tregosh litarin ne shtepine e te varurit. Nuk doja t'i besoja instinktit qe me thoshte, se pikerisht kjo gje e kenaqte Moisiun. Mbaj mend qe ne ate kohe i kam kerkuar gjithashtu te merrte ne pune si keshilltar per kulturen zotin Visar Zhiti, poet ish-i persekutuar. Po keshtu i kam kerkuar disa here edhe per zotin Aldo Bumci, te cilin e kishim edhe anetar te shoqates se Atlantikut, por edhe meqenese ky i fundit kishte mbaruar diplomaci jashte dhe do te shkundte pak nga pluhuri kinezerirat e keshilltarit te tij diplomatik, Muhamet Kapllanit, te fundit minister te jashtem te diktatures, qe vetem Moisiu ishte kujtuar ta rikthente ne administrate.

Dukej qe cdo perpjekje imja ishte e kote. Tashme Moisiut i kishte filluar timoni majtas ose me sakte atje ku e lidhnin interesat e tij, te familjes apo te debolesave te kahershme. Personat e deklaruar te djathte, sikurse ishte rasti im, shiheshin me sy te dyshimte. Kjo bente qe ne te shumten e rasteve, megjithese shefe kabineti, nuk asistoja kur beheshin biseda "te rendesishme" politike, qe gjithmone e me shume i besoheshin trios Krasniqi-Kapllani-Preci. Nuk dua te ndalem sot me gjate ne keto fakte, pervec t'u kujtoj qytetareve shqiptare qe Moisiu, Presidenti ish, e mbylli karrieren e tij ne Presidence vetem me kater keshilltare dhe sekretarin e pergjithshem qe, me gjithe aferat e perbashketa, ne kujtime e quan thjesht dhe thate Filip. Te gjithe keta, edhe ne mos ishin adhurues te Nanons, per nje gje ishte e sigurt: ishin qe nga hera mossimpatizante te flakte te Berishes.

Goditja e stafit ishte edhe hapi i pare i rendesishem qe realizoi Kryeministri Nano ne raportet me Moisiun. Sot, te mos kesh aspak fisnikerine te terhiqesh me finese nga veprime te tilla me stafin edhe nepermjet librit me kujtime, tregon me se miri se Presidenti ish, ka qene i ndergjegjshem ne cdo hap, sipas parimit dantesk "secili preferon te ngjashmit e tij".

Raporti frojdik me femrat e politikes

Ne karakterin e ish-Predidentit Moisiu, pjesa me e lexueshme frojdikisht eshte raporti i tij me femrat ne politike. Nuk eshte rastesi qe edhe ne kujtimet e tij, te parat per nga lloji, ai perjeton nje kenaqesi sublimuese tek permend emra femrash "te refuzuara" prej tij. Femra, qe ai me kenaqesi patologjike u ka hedhur firmen per t'ju shkaterruar karrieren, por dhe me shume akoma. Jo vetem per nje mendje qe ka lexuar sado pak psikoanalize, por edhe per nje inteligjence normale, nuk eshte rastesi te shikoje te shenuar ne kujtimet e Presidentit ish qe ai, perpos shume kandidateve per ambasador qe i ka refuzuar Berishes, zgjedh te permende vetem dy femra, zonjen Harxhi dhe zonjen Kongoli. Ai nuk ngopet se kujtuari faktin qe s'e mori ne presidence Tatjana Kongolin, pasi kishte te dhena se paska bere korrupsion kur kishte kryer detyren e Drejtoreshes se Doganave. Interesante, por nga te gjithe ish-funksionaret e Nanos, Znj Kongoli qenka shembulli i korrupsionit. Aq me teper qe vete Olli Rehn ka kerkuar te hiqet urgjentisht per akte korrupsioni pikerisht paraardhesi i zonjes Kongoli qe Moisiu, Presidenti ish, si gjithmone "harron", ta kujtoje. Ndoshta per te mos ofenduar miqesine e ketij te fundit me dhendrin e Moisiut.

Gjithashtu eshte e patolerueshme per nje ish-President, te shprehet me gjuhen qe ai zgjedh per zonjen Topalli. Nuk eshte as civile dhe as politike, qe nje ish president te flase me ate gjuhe per nje Kryetare Kuvendi, aktuale ne detyre. Perpos tregon pozicionimin politik, tregon mungesen e theksuar te fineses si mashkull.

Ne fakt, shume here gjate viteve te komunikimit me Moisiun, tek shihja si reagonte ne situata te caktuara, me kujtohej nje analize e perkryer e nje shekspirologu, qe kur argumentonte Otellon, theksonte se Arapi i Venedikut nuk do ta kishte vrare Desdemonen po te mos ishte ushtarak...

... Ne fillim te vitit 2003 levizjet e Presidentit te asaj kohe kishin filluar te merrnin drejtime te dukshme jo ne favor te opozites. Nuk di por sa here kam menduar per degradimin e Moisiut, Presidentit ish, ne mendje me kane ardhur vargjet e poetit rus Jevtushenko "Edhe para Galileut e dinin qe bota rrotullohej, por kishin familje". Ne fakt keto jane vargje qe nje burre shteti duhet t'i lexoje, jo per te justifikuar veprimet, por per te kuptuar misionin e tij. Perfshirjen totale te Moisiut perkrah Nanos po e jap edhe me nje fakt qe une e vleresoj sinjifikativ. Me kabinetin e zotit Meta, Presidenca kishte raportet me korrekte...deri diten kur Nano vendosi te vere veton edhe ne raportet Meta-Moisiu. Ishte qershor i vitit 2003 kur ne Selanik do te zhvillohej nje konference nderkombetare. Moisiu, Presidenti ish, permend ne liber vetem faktin qe Meta i kerkoi te vendosej ne delegacion nepermjet nje takimi qe pati me te, por ne fund, ne Konference ne vend te Ilir Metes u vendos Sokol Nako. Gjithcka u vendos pas "urdhrit" qe Nano i dha Moisiut. Por Moisiu i shmanget sqarimit te ketij konflikti, duke bere nje kapercim "artistik" ne muajin korrik, tek doreheqja e Metes dhe si gjithmone tek Berisha qe kerkoi doreheqjen e Nanos qe iu larguan dy ministra. Eshte krejt pasionante qe Moisiu, Presidenti ish, edhe ne kohen kur qeveria Nano kalon krizen e saj me te madhe...merret me Berishen. Ndersa vete nuk pati guximin as te fuste Ministrin e Jashtem ne nje delegacion, perberjen e te cilit e vendoste vete. Si tani me kujtohet qe, me nje leter te Metes ne dore te ardhur zyrtarisht ne presidence, i hyj Moisiut ne zyre dhe, pasi i tregoj permbajtjen e letres, e cila kishte te bente me kerkesen e Metes per te marre pjese ne konference, i theksoj se organizatoret e kane te padiskutuar pjesemarrjen e Ministrit te Jashtem, gje qe ma kane komunikuar hapur nepermjet faksimileve. Nuk m'u pergjigj me fjale, por me akte. Te nesermen isha hequr edhe une nga delegacioni. Ne te njejten pozite Moisiu u vu edhe ne nje rast te meparshem, perpara vizites se ish Sekretarit Amerikan te Shtetit, Colin Powell, ndersa nuk guxonte te firmoste axhenden e vizitave, ku figuronte emri i Ilir Metes. Haptazi Fatos Nano realizonte cdo kerkese te Moisiut dhe ky i fundit bente cfare donte Nano. Nje rezonance qe, edhe kur eshte tronditur ndopak, ka qene vetem per kaprico apo presion ne arritje te interesave te ndersjellta. Institucioni i Presidences ka pasur ne kohen e Nanos buxhetin me te larte qe ka njohur ne historine e tij, buxhet qe i jepte dore Moisiut te bente cdo vit nga nje rikonstruksion, me nje te vetem ndertues.

Ne fund te vitit 2003 tabloja e raporteve mes Moisiut, Nanos dhe Berishes, ishte e qarte dhe krejtesisht e perfunduar. Ngjarjet e mevonshme treguan se asgje nuk ndryshoi ne thelb. Pra sado te perpiqet Presidenti ish, te beje ndarje kalendarike ne kujtimet e tij, vleresoj se raportet e tij si me Nanon dhe Berishen ishin vulosur perfundimisht qe ne vitin 2003. Ato jane te njejta edhe sot e gjithe diten. Ishin vitet kur familja legale dhe ajo jo legale, po shijonte maksimalisht te mirat e kolltukut te Presidentit qe e majmte "bujaria" e Nanos. Pak nenqeshje apo poshterim i behej "hallall" ketij te fundit, edhe ne raste flagrante si ai i nentorit 2004. Pikerisht me 29 nentor te vitit 2004, diten e Parades ushtarake, Zoti Nano e shpalli publikisht qendrimin e tij per Presidentin, Komandantin e Forcave te Armatosura, duke e lene ate ta prese perpara gjithe kamerave, personaliteteve me te larta te vendit dhe trupit diplomatik dhe duke bere keshtu nisjen e ceremonise me gati 35 minuta vonese. Te nesermen nga zyra e Moisiut, Presidentit ish, doli vetem nje shkrese rakitike ku i hiqej verejtje shefit te shtabit, Pellumb Qazimit, a thua se ky i fundit komandonte korrektesine e Kryeministrit. Keshtu e keshilloi grupi i keshilltareve te afert. Keshtu donte Presidenti. Kryeministrit nuk mund t'i dilte perballe. Dhe Fatos Nano, teksa i kishte mesuar huqet dhe i hidhte nga nje kocke, tallej haptazi me Moisiun. Keshtu ne disa raste, ndersa ishin planifikuar dite me pare vizita te Presidentit dhe ishte prenotuar helikopteri i vetem qe dispononte shteti per udhetime qeveritare, nje nate me pare vinte urdhri i Kryeministrit per t'i vene ne dispozicion helikopterin, duke lene ne toke Moisiun qe detyrohej te anulonte programin ose te priste me ore te tera derisa Nano te mbaronte punet e veta.

Eshte vertet per te vene duart ne koke, kur Moisiu, Presidenti ish, shkruan qe ne rreshtat e pare te librit per perfitimin qe politikanet shqiptare i kane bere dhe po i bejne politikes, per pasurim personal. Nuk di ku e fut veten Moisiu, Presidenti ish, por deri me sot ne Presidencen shqiptare, nuk eshte ulur asnje kryetar shteti qe te kete perfituar, shfrytezuar, shtrydhur deri ne fund karrigen e presidentit vetem ne realizim te interesave te familjes legale apo jo. Mes qindra fakteve te shenuara ne ditarin tim, po u sjell lexuesve nje fakt konkret.

Vetem disa muaj para zgjedhjeve pata me Moisiun ne zyren e tij ne bisede e siper nje debat se kush mund t'i fitoje zgjedhjet. Nuk di por atehere e pata te veshtire te deshifroja nese ishte ndonje sinjalizim qe ai kishte apo dicka tjeter, pasi ai shprehu hapur bindjen e tij absolute qe Berisha nuk rivjen ne pushtet. Dola nga zyra pak me dileme. Por instinkti nuk me genjeu. Moisiu nuk kishte dhe s'kishte se nga, asnje informacion qe Berisha nuk vinte ne pushtet. Moisiu, Presidenti ish, bente autosugjestion tek thoshte kete, thjesht dhe vetem se qerja e tij e interesave familjare ishte kapur pas asaj te Nanos. Dhe kjo m'u vertetua disa jave me vone, kur bera edhe debatin e fundit me Moisiun. Ishte nje nder aktivitetet rutine dhe me shume honorifike te Presidentit, nje udhetim ne Izrael me rastin e perurimit te Muzeut te Holokaustit. Nga Sekretari i Pergjithshem degjova se udhetimi mund te behej edhe me carterin e kompanise qe sapo kishte nisur fluturimet, "Albatros". I hyj Presidentit ne zyre dhe i them shkoqur se ne nuk mund te udhetojme me carteret e Albatrosit, per aq kohe sa vajza e tij e madhe dhe nipi i tij ishin aksioneret kryesore dhe madje te vetem. Deri ate cast ne nuk kishim kryer asnje fluturim me Albatros. "S'ka asnje te keqe te udhetojme me to"- ishte pergjigja e tij... Une u nisa per ne Paris me nje ftese qe kisha nga UNESKO ne nje aktivitet qe organizohej me rastin e 8 marsit . Nderkohe kisha lene te perfunduara te gjitha praktikat per viziten e permendur te Presidentit. Udhetimi, sic e kisha programuar une do te behej me linje normale pasagjeresh. Kur kthehem nga Parisi, informohem se delegacioni prej vetem pese vetesh, ishte nisur me carter te kompanise Albatros me nje kapacitet 100 vendesh. Nje skandal i tille do te bente te largohej nga detyra cdo funksionar publik ne cilindo vend demokratik. Pas dy javesh une u largova nga Presidenca, ndersa te gjitha udhetimet e mepasshme te Presidentit rezultojne te jene kryer vetem me Albatros, deri ne diten kur ky zog i famshem i familjes Moisiu shpalli mosfluturimin.

Moisiu, Presidenti ish, nuk ka asnje dallim nga pjesa derrmuese e politikaneve qe pushtojne cdo dite ekranet e televizioneve. Ai mbetet po aq i zhytur ne korrupsion dhe nepotizem. Vetem se, me nje mjeshteri prej Donx Buruje, te gjitha interesat e tij per te mira personale, ia ka servirur shqiptareve ne emer te parimeve te ndertimit te shtetit ligjor ose perplasjeve institucionale. Ne shenimet e mia regjistrohen me qindra fakte, te cilat do te botohen ne vazhdim dhe per aq kohe sa do te shikojme qe blasfemuesit po hiqen me katolike se Papa".

*Ish-shefe e kabinetit te ish-Presidentit te Republikes, Alfred Moisiu, marre nga e perjavshmja "Lajmi"

VIZITA E POWELL

Axhenda pa firme nga frika e Nanos

Me kujtohet kur Shqiperine do ta vizitonte Sekretari Amerikan i Shtetit, Colin Powell. Deri ne castet e fundit, Protokolli i Shtetit nuk arrinte dot t'i dorezonte pales amerikane axhenden e takimeve, pasi nga pala amerikane ishte kerkuar qe Sekretarin amerikan do ta shoqeronte ne te gjitha takimet homologu i tij i jashtem shqiptar, Ilir Meta. Por kjo gje nuk i shkonte per shtat Fatos Nanos, i cili ne ate kohe ishte ne kulmin e debateve me Meten. Vete Moisiu, megjithese ishte informuar per kerkesen amerikane, si dhe e njihte anen protokollare, deri ne oret e vona te nates nuk arriti dot te marre nje vendim, pasi Protokolli i Shtetit varej direkt nga Moisiu. Mbeteshin vetem disa ore nga vizita e Sekretarit Powell. Pamundesia e Presidentit per te marre nje vendim ne kundershtim me vullnetin e zotit Nano, u be problem per Ambasaden Amerikane duke e detyruar kete te fundit qe te hartoje vete axhenden dhe ta sjelle ne Presidence per firme rreth ores 22.00 te mbremjes. Nje pozite vertet qesharake per shtetin shqiptar dhe per kryetarin e tij.

Iliescu per arumunet, Moisiu per kackavallin

Nje nga vizitat e rendesishme te nivelit te larte ishte ajo e ne Republiken e Rumanise, vend i cili ne vjeshten e vitit 2004 kishte bere gati "letrat" per te hyre ne Bashkimin Europian. Ne takimin bilateral mes dy presidenteve, Presidenti i Rumanise, Ion Iliescu, kerkoi mes te tjerave qe Shqiperia duhet te tregoje kujdes per minoritetet dhe ne menyre te vecante kerkoi perkujdesje per komunitetin arumun ne Shqiperi. I befasuar nga nderhyrja e homologut, Moisiu u shpreh i habitur se ky minoritet ka patur te drejta te plota. Ne vijim te pjeses se vet folklorike, Moisiu tha se ai vete ishte martuar me arumune bile shtoi se rumunet jane te famshem...per prodhimin e djathit kackavall.

*Ish-shefe e kabinetit te ish-Presidentit te Republikes, Alfred Moisiu, marre nga e perjavshmja "Lajmi"

Vijon ne numrin e ardhshem

Shenim i redaksise: Opinionet e rubrikes "Forum" nuk paraqesin domosdoshmerisht qendrimin e "Koha Jone"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›