Mancester heq Runin nga merkato
Uejn Runi nuk është në shitje.
Mjafton një fjali e trajnerit të Mançester Junajtid, Devid Mojes për t’I dhënë fund të gjitha spekulimeve në lidhje me të ardhmen e sulmuesit anglez.
Emri I Runit ka qenë më të përfolurit në këtë merkato, ndërsa futbollisti afrohej herë me Barcelonën dhe herë me Paris Sent Zhërmen. Dy skuadrat ishin gati të paguanin rreth 35 milionë euro për sulmuesin, por duhet të tërhiqen pas fjalëve të Mojes. Trajneri ka bërë të ditur se Uejn Runi nuk është në shitje dhe se sulmuesi qëndron në qendër të projektit të tij me Mançester Junajtid.
Një emër tjetër që vazhdon të bëjë zhurmë në merkato është ai I Luis Suarez. E sigurt është që sulmuesi uruguajan do të largohet nga Liverpuli. Për t’u vendosur mbetet vetë skuadra e re e tij. Në krye të listë qëndron Reali I Madridit. Klubi spanjoll ka avanacuar me një ofertë prej 40 milionë euro.
Ndërkohë edhe Barcelona vazhdon misionin e saj për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. Objektivi kryesor I klubit spanjoll është mbrojtësi brazilian Tiago Silva. Bisedimet vazhdojnë prej ditësh, ndërsa mbyllja e tyre pengohet nga ndasitë që kanë palët sa I përket shumës së këtij tranferimi. Barcelona ofron 35 milionë euro për kartonin e brazilianit, ndërsa Paris Sent Zhërmen mund të hyjë në mendime nëse kjo shumë I kalon të 45 milionë euro.