E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandati i kryeprokurores, Naço: Rama ta çojë në Kushtetuese

Ky është mendimi i nënkryetarit të Kuvendit, Nasip Naço, i cili e sheh këtë si formën e vetme për të shmangur një ngërç në drejtimin e organit të akuzës.

"Presidenti i Republikës para se të firmosi emrin e ri të Prokurorit të Përgjithshëm, nëse ka në dyzim në punën e vetë mund ti drejtohet dhe vetë Gjykatës Kushtetuese, por mund ti drejtohet dhe Prokurori i Përgjithshëm kësaj gjykate, por edhe partitë e tjera në bazë të Kushtetutës. Jemi akoma në kohë dhe mund të marrim një vendim dhe interpretim të Gjykatës Kushtetuese", deklaron Naço

Si një ish-prokuror, deputeti i LSI-së deklaron se personalisht do të votojë paketën e ndryshimeve kushtetuese të PS-së për sistemin e drejtësisë. Ndër propozimet zgjedhja me 84 vota e Prokurorit të Përgjithshëm, anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Kushtetuese e KLD-së.

"Nëse këto do të vijnë dhe votohen dhe unë do ta votoj personalisht. Nëse këto bëhen si mjet presioni për të mos ta votuar asnjëherë, atëherë qëndrimi i tyre është absurditet dhe mund ta quajmë me plot gojë, paçavure", thotë Naço, cituar nga “AS”.

Janë dy variantet se kur Ina Rama duhet të lirojë karrigen që mban prej 5 vitesh: në nëntor kur u emërua dhe maj kur hynë në fuqi ndryshimet kushtetuese. /Start/

                                                                                             2012-09-17 08:43
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›