Elbasan mbyten tragjikisht ne pus ate e bir
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Thanë të komunës Gjergjan të Elbasanit, ku atë e bir kanë humbur jetën duke u mbytur në pus. Enver Hoxha 56 vjeç dhe i biri Florenc Hoxha 26 vjeç kanë qenë duke pastruar pusin pranë banesës së tyre por befas kanë rrëshqitur dhe kanë rënë në ujë në fund të tij. Me gjithë përpjekjet e bëra ka qenë i pamundur shpëtimi i tyre. Më pas është kërkuar ndihma e polumbarëve për të nxjerrë trupat nga pusi, të cilët vetëm pas shumë përpjekjesh kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave. Sipas hetimeve paraprake ngjarja ka qenë aksidentale pasi atë e bir kanë rrëshqitur në momentin e zbritjes për pastrimin e pusit të ujit të pijshëm. Gjatë kësaj periudhe mjaft shtetas në zonat rurale hapin e pastrojnë puse pasi kjo konsiderohet koha më e përshtatshme për këtë aktivitet. Shpesh punime të tilla shoqërohen me ngjarje tragjike pasi kryhen me mjete primitive dhe jashtë çdo kushti sigurie.