Mandati per Fierin - KQZ: Do numërojmë 8 kuti PD-PS i ndajnë 145 vota
BLEDAR HOTI
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos për hapjen e 8 kutive të votimit në qarkun e Fierit. Sot në orën 10:00, 7 anëtarët e KQZ-së do të realizojnë procesin e numërimit të votave, duke e realizuar atë me të njëjtën procedurë që u ndoq me 6 kutitë e qarkut të Lezhës, duke u kthyer në një KZAZ. Në orën 23:00, kreu i KQZ-së, Arben Ristani, pas pranimit të të gjitha kërkesave të PS-së dhe PD-së bëri të ditur se do të nisë procesi i numërimit të votave, duke ngritur 2 grupe numërimi të votave. Dy grupet e punës do të funksionojnë si grupe të numërimit të votave. Nënkryetarja Dëshira Subashi kërkoi vendosjen e kamerave gjatë procesit të numërimit, por një gjë e tillë u kontestua nga ana e kryekomisionerit Arben Ristani, për shkak se do të jenë të pranishme kamerat e të gjitha mediave vizive. Me vendimin e djeshëm KQZ-ja ka vendosur kështu numërimin e kutive të votimit, duke sheshuar dhe përplasjet politike për këtë qark, ku PS-ja pretendon që të marrë mandatin e nëntë të deputetit. Në rezultatin zyrtar të KQZ-së, aktualisht janë numëruar 475 kuti votimi, nga 488 që janë në total. Në tri qendra votimi nuk janë zhvilluar zgjedhjet, nga kjo rezulton që PD-ja si koalicion me 69.784 vota merr 7 deputetë. Koalicioni i PS-së deri më tani ka 89.501 vota. Ky koalicion për të marrë mandatin e 9-të i duhet që në llogaritjen e të gjitha votave në 10 QV të rrisë diferencën në plus 145 vota ndaj koalicionit të udhëhequr nga ana e PD-së. Mandati i 9-të përfshin edhe PDI-në si pjesëtare e koalicionit të PD-së. Nëse PS-ja në numërimin e dy apo tre kutive të para e arrin një mandat të tillë, atëherë PDI-së si subjekt i duhet që në përfundimin e të gjithë procesit të numërimit të votave të marrë dhe dy mijë vota plus, që të rimarrë mandatin e deputetit.
Debati për Ruzhdien
Pas më shumë se 6 orë diskutimi, KQZ-ja ka vendosur të hapë disa prej kutive të mbetura pezull nga katër Komisionet e Zonave Zgjedhore me numër 18, 19, 20 dhe 22, si dhe të përfshijë në tabelën përfundimtare dy kutitë e votimit të qendrave 3185 dhe 3188. Këto dy kuti kanë ardhur të hapura nga zona e Libofshës në Tiranë, për të cilën u bë dhe protesta në orët e vona të datës 28 qershor. Në to pretendohet se PS-ja ka një numër të madh votash. Përfaqësuesit e PD-së në KQZ, Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso, kërkuan që të merrej në konsideratë kërkesa e tyre për rivlerësimin e votave të këtyre dy kutive, si dhe të bëhet një hetim administrativ. Por kjo u hodh poshtë me 5 vota kundër dhe 2 dy pro. Ristani dhe Zguri votuan kundër hetimit administrativ dhe numërimit të votave, duke u bashkuar në qëndrimin e tyre me anëtarët e majtë, si Subashi, Lazaj dhe Varfi. Ndërsa përsa i përket përfshirjes së dy QV-ve në rezultatin përfundimtar të Fierit, vendimi u mor me 6 vota pro të anëtarëve të KQZ-së dhe një kundër të Hysen Osmanajt. Seanca maratonë e KQZ-së ka ecur dje përgjithësisht me konsensus, përveç kutisë së Qendrës së Votimit në Ruzhdie, me numër 3052. Partia Demokratike kishte nxjerrë pretendimin se për këtë qendër nuk janë përfshirë 440 vota të saja, për shkak se fletët e votimit korrespondojnë me vetëm një vulë dhe jo me dy, pasi sekretari i kësaj QV-ve 3052, përfaqësues i PS-së, nuk kishte dorëzuar vulën deri në orët e vona të natës. Avokati i PS-së në KQZ, Eno Bushi deklaroi se, “në këtë QV nuk kanë marrë pjesë asnjë prej komisionerëve, për shkak se një prej anëtarëve të PD-së i ka kërcënuar me pistoletë”. Por kjo është kundërshtuar nga ana e avokatëve PD-së, Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso, duke i cilësuar si një fiksion i socialistëve vetëm për të mos marrë në konsideratë votat e vlefshme të PD-së. Nënkryetarja Subashi deklaroi se në bazë të Kodit Zgjedhor këto vota nuk duhet të konsiderohen si të vlefshme dhe se kërkoi që të mos merren në konsideratë. Por duke ecur në praktikën e pranimit në rrugë konsensuale, shumica e anëtarëve të KQZ-së e pranoi vlerësimin e kësaj kutie, për të kryer një hetim administrativ dhe rivlerësim. Gjashtë anëtarët e KQZ-së votuan pro, ndërsa kundër ishte vetëm Pandeli Varfi. KQZ-ja rrëzoi pretendimin e PD-së që të marrë në konsideratë QV 3919, pasi fletët janë hedhur së bashku me kundrafletë.
TABELA E REZULTATEVE PËR ZONËN ZGJEDHORE QARKU FIER
Aleanca e Ndryshimit
Aleanca Demokratike 418
Bashkimi Liberal Demokrat 81
Lidhja Demokristiane Shqiptare 51
Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë 1,756
Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian 19
Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet 98
Partia Balli Kombëtar 685
Partia Balli Kombëtar Demokrat 112
Partia Demokracia e Re Europiane 149
Partia Demokratike 5,033
Partia e të Drejtave të Mohuara e Re 122
Partia Forca Albania 36
Partia Lëvizja e Legalitetit 2,747
Partia Ora e Shqipërisë 96
Partia për Drejtësi dhe Integrim 4,623
Partia Republikane Shqiptare 3,758
SHUMA 9,784
Aleanca Poli i Lirisë
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar 1,993
Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar 31
Partia Demokristiane e Shqipërisë 593
Partia e Reformave Demokratike Shqiptare 16
Partia Konservatore Shqiptare 17
Partia Rruga e Lirisë 20
SHUMA 2,670
Aleanca Socialiste për Integrim
Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut 142
Lëvizja Socialiste për Integrim 0,504
Partia e Gjelbër 38
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve 21
Partia Socialiste e Vërtetë 91 359
Partia Toleranca e Re e Shqipërisë 13
SHUMA 11,077
Bashkimi për Ndryshim
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 519
Partia Demokracia Sociale 988
Partia G 99 1,188
Partia Socialdemokrate 3,227
Partia Socialiste e Shqipërisë 83,659
SHUMA 89,581
Partia Ligj dhe Drejtësi 277
Gjithsej vota të vlefshme 173,389
llogaritja e mandateve per qarkun fier
Subjekti Vota 1 2 3 4 5 6 7 8 9
Koalicioni PS 89581 89581 44791 29860 22395 17916 14930 12797 11198 9953
Koalicioni PD 69784 69784 34892 23261 17446 13957 11631 9969 8723 7754
Koalicioni LSI 11077 11077 5539 3692 2769 2215 1846 1582 1385 1231
Koalicioni POLI 2670 2670 1335 890 668 534 445 381 334 297
Gazeta ka llogaritur shpërndarjen e 16 mandateve të Qarkut Fier sipas rezultatit të 774 kutive të numëruara. Me të zeza janë mandatet që përfitojnë tre koalicionet. Diferenca mes mandatit të 7 të fituar aktualisht nga Aleanca e PD me mandatin e 9 që kërkon PS është 16 vota. Sipas formulës kjo shifër shumëzohet me 9 për të përftuar numrin e votave që duhen për të ndryshuar pronësinë e mandatit. Sot gjatë numërimit të votave në 10 kuti duhet që PS të arrijë një diferencë prej 145 votash për të fituar mandatin.
Vendimet e KQZ
KZAZ numër 18 - Bashkia fier
Të vlerësohen votat e kutive të QV 3006, 3017
dhe 3027
KZAZ numër 19 - Patos
Të vlerësohen votat e kutive të QV 3116, 3122, 3052
KZAZ numër 20 - libofshe
Të përfshihen në tabelën përfundimtare rezultati i QV 3185 dhe 3188, të numërohet kutia e QV-së 3197.
U rrëzua kërkesa e PD-së për QV 3196
KZAZ 22 - lushnje
Do të rivlerësohen votat e QV 2919