E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandela del nga spitali

 Ish presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, ka dalë nga spitali. Nënpresidenti Kalema Motlanthe tha në një konferencë shtypi në Johanesburg se Mandela është “me shëndet dhe me humor të mirë”.

Përfaqësuesit e spitalit ku u trajtua Mandela sqaruan se  Mandela së fundi pati një infeksion në rrugët e frymëmarrjes, për ai është në gjendje të qëndrueshme, por po mbahet në kontroll.

Mandela ka qenë presidenti i parë me ngjyrë në Afrikën e Jugut, pasi ka kaluar 27 vjetë në burg si luftëtar kundër aparteidit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›