Borxhe në kazino, 20-vjeçari sajon sulmin dhe vetëplagoset
Durrës- Për të shpëtuar nga borxhliu një 20-vjeçar nga Durrësi ka sajuar një rrëmbim dhe plagosje të rremë.
Ulian Seferi i kishte borxh një biznesmeni lojrash fati, ku edhe punonte, shumën e 500.000 lekëve dhe në pamundësi ti kthejë paratë ai ka vendosur të plagose veten me pretendimin se dikush e sulmoi dhe i grabiti lekët që mbante me vete.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtës kur Seferi u dërgua me urgjencë në spitalin e Durrësit pasi kishte marrë një plagë me armë zjarri në këmbë.
Sipas kallëzimit paraprak i riu pretendonte se dy persona e kishin sulmuar duke i marrë 480.000 lekë që kishte me vete në zonën e Spitallës.
Por pas hetimit rezultoi se Seferi kishte sajuar gjithçka dhe se ishte vetëplagosur. I riu punonte në një biznes lojrash fati dhe shpesh luante me paratë që linin klientët e tjerë duke u futur në borxhe të mëdha me pronarin.
Ndërkohë policia njoftoi se mbi 20-vjeçarin rëndon akuza e kallëzimit të rreme dhe mbajtjes pa leje të armëve.
Shkrime të tjera me interes:
- Murgesha që vodhi një milion dollarë dhe i shpenzoi në slot aparate Një murgeshë nga SHBA-të për pak sa nuk përfundoi në...
- Durrës- Vidhet kazinoja, nisin hetimet Durrës- Një kazino në qytetin bregdetar është grabitur mesditën e...
- Të mbytur në borxhe, tani të gjithë kërkojnë paratë Tiranë- Pasi kemi marrë borxhe për çdo investim dhe kemi...