E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Sfida e PS-së, të nxjerrim nga varfëria 95% të shqiptarëve

LUSHNJE – “Në Shqipëri shumica varfërohet, në një kohë kur pakica e popullsisë pasurohet.” Kështu ka deklaruar nga qyteti i Lushnjës kryesocialisti Edi Rama, gjatë anetarësimit të disa të rinjve dhe qytetarëve të këtij rrethi.

Kryesocialisti Rama ka akuzuar qeverinë se kërkon të vjedhë të ardhmen e të rinjve dhe të gjithë shqiptarëve, ndërsa ka theksuar se sfida e Partisë Socialiste është nxjerrja nga varfëria e 95 % të popullatës.

Kreu i selisë rozë ka deklaruar gjithashtu se politika duhet të jetë e vetmja hapësirë ku njerëzit të bashkohen për të transformuar jetën.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›