E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Salah largohet falas nga Liverpooli, i është premtuar Barçës

Mund të ketë një pikë kthese dramatike në të ardhmen e Mohamed Salah. Sulmuesi egjiptian i Liverpool-it, i cili javët e fundit duket se e ka pasur të vështirë të diskutojë për kushtet për rinovimin e kontratës me ‘Reds’, pasi në mes është dhe një bisedim me Barcelonën për një transferim sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që mësohet nga tabloidi britanik Mirror, Salah do të qëndrojë edhe një sezon me Liverpool duke pasur më pas në xhep premtimin e Barcelonës për ta çuar në Camp Nou në vitin 2023. Një transferim që do të bëhet falas, sepse kontrata e tij me anglezët do të skadojë pikërisht në qershor 2023.

Me pak fjalë, egjiptiani ka vendosur të luajë sezonin e fundit me fanellën e Liverpool-it dhe më pas, si lojtar i lirë, të kalojë te klubi katalanas. Shumë dallim mes kërkesave të tij për rinovim dhe ofertës së britanikëve. Kjo duket se ka bërë që ish-lojtari i Romës të flasë me blaugranët dhe të gjejë një marrëveshje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›