"Mangalem", fillon inspektimi i zonës së rrezikshme
Lagjja "Mangalem" në qytetin e Beratit e njohur për vlerat e saj muzeale dhe arkitekturore ka nisur të inspektohet nga specialistët e Institutit të Gjeologji-Minierave. Ata i janë ngjitur të ashtuquajturës zonë me rrezikshmëri të lartë për jetën dhe pronat e banorëve të lagjes "Mangalem" dhe kanë qenë të një mendje me drejtuesit e specialistët e institucioneve lokale, për një ndërhyrje përfundimtare në mbrojtjen e saj. Përfaqësues të Prefekturës së Qarkut të Beratit thanë se ardhja e tyre lidhet me alarmin dhe panikun e krijuar një javë më parë kur një masiv shkëmbor i përmasave të mëdha, u shkëput nga faqja e kodrës së kalasë dhe rrëshqiti rreth 150 metra poshtë, duke bërë plot shtatë prekje me tokën. Guri gjigant përfundoi mbi një autoveturë private, në anë të rrugës nacionale që përshkon Beratin.
Ekspertët e Institutit të Gjeologji-Minierave në Tiranë, të shoqëruar nga ekspertë lokalë, kanë qëndruar për orë të tëra në faqen shkëmbore të pjesës lindore të kodrës së kalasë, duke bërë dhjetëra ngjitje e zbritje, matje e vrojtime të hollësishme, për t‘i dhënë një përgjigje me argumente bindëse autoriteteve të larta të shtetit, në lidhje me shqetësimin e përditshëm të mijëra banorëve të lagjes "Mangalem". Mësohet se specialistët e ardhur nga Tirana kanë qenë në një mendje me autoritetet lokale, për gjetjen e një zgjidhje përfundimtare në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve të kësaj lagjeje. Në përfundim të vrojtimeve të tyre në terren, ata kanë komunikuar e diskutuar me drejtues e specialistë beratas, për masat që duhen marrë për menaxhimin e situatës, deri në zgjidhjen, që duhet t‘i japë qeveria këtij shqetësimi permanent, për mbarë komunitetin beratas. Përfaqësuesit e prefekturës pohuan gjithashtu, se në takimin e përbashkët është rënë dakord, që mbrojtja e "Mangalemit" duhet të sigurohet nëpërmjet një projekti gjigant, që duhet të hartohet nga një grup inxhinierësh të Institutit të Gjeologji-Minierave në Tiranë, në bashkëpunim me ata lokal, pavarësisht kostos së lartë, që mund të ketë.