Gripi i derrit, nesër përgjigjja për 5 të dyshuar
Përgjigjja e analizave për pesë personat e dyshuar në vendin tonë si të prekur nga virusi A/H1N1 pritet të mbërrijë nesër pranë ISHP-së. Kjo analizë është dërguar në laboratorin e referencës në Rumani. Analizat paraprake të këtyre pesë personave të kryera pranë Institutit të Shëndetit Publik kanë rezultuar me virusin A. Tashmë konfirmimi final nëse bëhet fjalë për gripin e derrit do të vijë nga Rumania.
ISHP ka bërë publik edhe një buletin epidemiologjik mbi qarkullimin dhe pasojat në shëndet të gripit të ri pandemik A(H1N1)në Shqipëri. Aty theksohet fakti se tre prej personave që dyshohen të jenë prekur nga gripi i derrave, kanë shfaqur shenja të menjëhershme të sëmundjes pas kthimit nga udhëtimet e tyre në Mbretërinë e Bashkuar dhe Rumani. Ndërsa për dy rastet e tjera ata pohojnë se nuk referojnë udhëtime jashtë vendit apo lidhje epidemiologjike që të faktojnë rrugën e infektimit.
Sipas të dhënave të bëra publike nga ISHP, të gjitha rastet paraqitën shenja klinike të lehta të gripit si temperaturë 38 gradë Celsius, dhimbje koke, dhimbje fyti, kolle, dhimbje muskulare dhe lodhje. Këta pacientë nuk janë shtruar në spital dhe izolimi i tyre është bërë në kushtet e shtëpisë. Të pesë të dyshuarit për gripin e derrit i përkasin moshës 16-23 vjeç dhe nuk kanë shfaqur sëmundje të tjera shoqëruese si ato me origjinë respiratore, sëmundje zemre, diabet, shtatzëni apo diagnoza që dëmtojnë imunitetin.
Çdo ditë në ISHP përpunohen mostra të rasteve të dyshuara nga Tirana dhe rrethet e tjera të vendit. Numri i tyre i përpunuar deri tani nga ISHP është 193. Laboratori i virologjisë në ISHP është pjesë e rrjetit europian të survejancës së gripit
dhe raporton çdo javë pranë këtij rrjeti. Aktualisht, në këtë laborator po analizohen mesatarisht mbi 30 mostra çdo javë. Në këtë laborator kryhet testi i Imunofluoreshences Direkte dhe testi i shpejtë, që japin përgjigjen paraprake të identifikimit të virusit brenda 2 orësh. Më pas kryhet kultura në linja qelizore, nga ku izolohet virusi dhe kjo procedurë zgjat nga 24-72 orë. Si pasojë e rikonstruksionit të laboratorit të virologjisë, konfirmimi për nëntipin kryhet pranë laboratorit të referencës për Europën Juglindore në Bukuresht, Rumani ku dërgohen mostrat e mundshme, por edhe ato të dyshuara.
Deri tani numri i të prekurve të evidentuar në Shqipëri dhe që u është konfirmuar prezenca e këtij virusi është katër, ku tre prej tyre kanë qenë marinarë të huaj të moshës 30, 31 dhe 41 vjeç. Ata u trajtuan në spitalin rajonal të Durrësit dhe tashmë janë larguar nga vendi. Për rastin e studentit nga Gjirokastra nuk është raportuar lidhje epidemiologjike që të faktojë rrugën e infektimit.
Në këtë buletin është përfshirë edhe paraqitja e situatës së infeksioneve respiratore të sipërme dhe të poshtme, të cilat sipas ISHP-së kanë prekur më së shumti moshat fëminore nga 1 deri në 4 vjeç dhe më pas ka një rritje të lehtë në moshat mbi 45 vjeç. Megjithatë, konstatohet fakti se nuk kemi shpërthim epidemik të infeksioneve respiratore apo sëmundjeve të ngjashme me gripin. Ndërsa theksohet se edhe në vendet ku ka pasur shpërthime epidemike, si edhe një numër të madh rastesh nga gripi pandemik A(H1N1) nuk vihet re kapërcimi i pragut epidemik.