Maturantët nisin llogaritë e pikëve
Mesdita e djeshme ka qenë një emocion i vërtetë për mbi 33 mijë të rinj në të gjithë vendin, të cilët garojnë për në institucionet e arsimit të lartë publik në vend. Dje, rreth orës 12:00-12:30 në vende të dukshme, në shkollat e mesme të vendit, janë afishuar rezultatet e testimeve të kryera në lëndët me zgjedhje, të vlefshme për garën universitare. Drejtuesit e një pjese të gjimnazeve të kryeqytetit shprehen se pavarësisht ndonjë pakënaqësie, këto rezultate përkojnë ose janë afër nivelit real të prezantuar nga të rinjtë, në katër vitet e studimit, në këtë nivel arsimor. Gjergji Konomi, nëndrejtor i gjimnazit "Sami Frashëri" në kryeqytet shprehet se përgjithësisht rezultatet janë pozitive, nisur edhe nga fakti se kjo shkollë renditet mes më të mirave në Tiranë. Në të njëjtën linjë kanë qenë edhe disa drejtues të tjerë të gjimnazeve kryeqytetase, nxënësit e të cilëve konsiderohen si rivalë të fortë kryesisht për degët më të mira që ofron universiteti më i madh në vend, ai i Tiranës.
Pas daljes së këtyre rezultateve të dhënat e domosdoshme për përllogaritjen e pikëve në total për çdo kandidat janë plotësuar. Përmes formulës [(D1+D2+M)xKsh+Z1xKz1+Z2xKz2]x100 çdo konkurrent për në shkollat e larta publike në vend mund të kryejë personalisht llogaritë që e klasifikojnë mes fituesve apo humbësve në degët e preferuara të renditura nga njëshi te dhjeta në Formularin A2. Sipas drejtuesve të APRIAL-it, është vendosur që me D1 të cilësohet rezultati i provimit të parë të detyruar të Maturës Shtetërore, ai i Gjuhës dhe Letërsisë. Me D2 shënohet rezultati i provimit të Matematikës. Ndërsa me Z1 dhe Z2 janë provimet e lëndëve me zgjedhje që maturantët e këtij viti i janë nënshtruar, më 10 korrik. M është simboli i mesatares së shkollës së mesme. Gjithashtu, në këtë formulë një vend mjaft të rëndësishëm zënë edhe tre llojet e koeficienteve. Ksh, ose ndryshe koeficienti i llojit të shkollës së mesme, që ka frekuentuar secili për 4 ose 5 vite me radhë, Kz1 është koeficienti i lëndës së parë me zgjedhje dhe Kz2 është i së dytës. Drejtuesit e APRIAL-it theksojnë se logjika e përdorur në këtë formulë të llogaritjes së pikëve të secilit kandidat është e thjeshtë. Ajo mbështetet mbi aftësitë dhe talentin e gjithsecilit, nëse është i prirur për shkencat sociale apo ato natyrore.
Vetëm dy ditë më parë, përmes një urdhri të posaçëm, ministri i Arsimit dhe Shkencës përcaktoi se nuk do të ketë më ngelës në provimet e lëndëve me zgjedhje. Pra të gjithë do të quhen kalues, dhe do të mbeten në garën universitare me pikët që kanë mundur të fitojnë, qofshin këto edhe minimale. Por risia e këtij viti lidhet me notën e shkallëzuar që ka marrë secili në provimet e lëndëve me zgjedhje. Kjo aplikohet për herë të parë dhe do të bëjë të mundur që në seleksionimin për në degët e përzgjedhura për në universitet të ketë një saktësi më të madhe. Pra, të përzgjidhen ata që kanë pikë më të larta të cilat detajohen deri në presje dhjetore.
Të rinjtë e këtij viti kanë edhe të drejtën e ankimimit të rezultatit në rastet kur vihen re gabime në vlerësim. Nëse këto të fundit verifikohen dhe pranohen edhe nga komisioni i posaçëm pranë Ministrisë së Arsimit, atëherë rezultati ndryshon.