Niki Lauda, pilot në hapësirë
Edhe pse sapo ka mbushur të 60-at dashuria për fitoret dhe shpejtësinë marramendëse nuk i janë shterur kurrë. Ish-piloti i "Ferrarit" dhe tri herë fituesi i F1, tani ka gjetur një dashuri të re. Bëhet fjalë për hapësirën. "Do të drejtoj një anije të vogël hapësinore në moshën 60 vjeç", me këto fjalë u drejtua pak ditë më parë në një të përditshme vendase. Në fakt, për njerëz të tillë shpejtësia nuk ka qenë kurrë vetëm një profesion. Ajo ka qenë motiv për të jetuar. "Kam qenë pilot profesionist në Formula 1 për shumë vjet. Pastaj kalova te ‘Boeing‘, ‘Airbus‘. Në një farë pike kuptova se ëndrra ime e vetme ishte ajo që të hipja në bordin e një ‘Shuttle‘". Në fillim dukej thjesht një ëndërr,
një ide e pamundur. "Kërkova kudo, por ishte e pamundur, sepse vetëm amerikanët organizonin gjëra të tilla". Pastaj mori vesh se Riçard Branson, bosi i "Virgin", kishte në plan të ngrinte një kompani të specializuar për udhëtimet hapësinore nën emrin "Virgin Galactic". "Kur mora vesh për projektin isha i pari që shkova dhe trokita në derën e tij. M‘u duk sikur ëndrra ime po bëhej realitet", tregon ai për "Austrian times". Kështu, tashmë zoti Niki Lauda, i lindur në vitin 1949, tri herë kampion bote në Formula 1 dhe themeluesi i dy kompanive ajrore, është pjesë edhe e listës së nxënësve në shkollën e pilotëve të "Virgin galactic". Lajmi u dha nga vetë Branson. Miliarderi tha se: "Niki do të përgatitet dhe do të mësojë të pilotojë një anije të vogël hapësinore për të kënaqur kërkesat e shumta të turistëve". Gazetarëve më skeptikë Branson u tregoi edhe një afat kohor, se kur kjo gjë mund të bëhet realitet. "Disa anije janë gati tashmë. I kemi kompletuar dhe po kryen fluturimet pikërisht në këto ditë. Jemi duke i testuar. Ndërkohë që anija e vogël hapësinore do të jetë gati brenda fundit të vitit". Po ashtu, do të bëhen teste të tjera. "Do të zhvillohen 18 muaj prova, pastaj të tjera akoma me NASA-n para se të fillojmë me transportin e njerëzve. Ndërkohë, Niki do të jetë gati. Unë dhe familja ime do të jemi të parët që do të ngjitemi lart". Përveç familjes Branson, në listën e udhëtimeve të para ndëryjore, me çmim thuajse 200 mijë euro për person, ka shumë njerëz, kryesisht të famshëm dhe VIP-a. Mes tyre edhe disa yje të Formula 1, si Luis Hamilton dhe Rubens Barikelo. Një biletë për siguri e ka blerë edhe vetë Lauda: është 60 vjeç dhe nuk dëshiron të heqë dorë nga hapësira, sepse fizikisht mund të mos jetë i gatshëm për të pilotuar. "Nuk do t‘i nevojitet. Niki do të përfundojë kursin dhe pastaj do të çojë shumë njerëz në hapësirë", përfundon Branson. Deri tani janë bërë dy udhëtime turistike në hapësirë. Denis Tito, biznesmen nga Kalifornia, qëndroi 6 ditë në bordin e stacionit ndërkombëtar të hapësirës në vitin 2001. Për këtë privilegj ai pagoi 20 milionë dollarë. Milioneri afrikanojugor, Mark Shuttleworth, u bë turisti i dytë në hapësirë një vit më vonë. Udhëtimi i tyre turistik në hapësirë u bë i mundshëm me ndihmën ruse. Turizmi në hapësirë ka reklamuar udhëtime në hapësirë që nga vitet ‘80. Në atë kohë, njerëzit talleshin me idenë e turizmit në hapësirë, por tani gjithçka ka ndryshuar. Reklamuesit e udhëtimeve në hapësirë thonë se çmimet do të bien shumë shpejt. Ata parashikojnë ndërtimin e vendpushimeve hapësinore në Hënë e ndoshta edhe te planetët e tjerë me pamje të mahnitshme të Tokës.
Ish-ylli i F1
Me tre tituj botërorë, me një pasion të lindur për të qenë i shpejtë si në pistë ashtu edhe jashtë saj, si dhe me një miqësi me gjithë ish-yjet e F1, të kujtosh karrierën e Niki Laudës do të thotë të kujtosh një prej më të fortëve dhe më të zotëve që ka njohur historia e këtij sporti. Por sot, në kohën e komunikatave të filtrua për shtyp dhe pilotëve të rritur me playstation, kart dhe stimulues, ajo që na mungon nga ai është sinqeriteti. Është një njeri me personalitet të jashtëzakonshëm dhe gjithmonë fjalët që thotë përbëjnë lajmet e faqeve të para të gazetave sportive.
Aksidenti
Nga Lauda të gjithë e kujtojnë aksidentin e tmerrshëm të 1 gushtit të vitit 1976, gjatë garës së Çmimit të Madh të Gjermanisë në pistën e vjetër dhe vrasëse Nurburgring, e gjatë rreth 22 kilometra dhe me 172 kthesa. Pas një përplasjeje fatale u nxor i gjallë nga "Ferrari" i tij që kishte shpërthyer në flakë. Niki Lauda, piloti austriak, kishte debutuar në F1 në vitin 1971 dhe në vitin 1974 u bë pjesë e skuderisë së Maranelos. Në vitin 1975, sapo ishte shpallur kampion bote me kokëkuqen. "Gjëja e fundit që më vjen ndër mend është Ferrari im që dilte nga bokset. Pastaj vetëm errësirë. Më kujtohet vetëm që u rizgjova kur isha në spital", tregon austriaku tashmë 60-vjeçar.
Fitoret
Aksidenti hyri në histori, sepse Niki arriti të ishte gjallë vetëm falë ndihmës së kolegëve të tij. Mes pilotëve që u munduan ta nxirrnin nga kokëkuqja e gjitha në flakë ishte edhe Arturo Merzario. Një operacion që u përfundua nga Guy Edwards, që pas përpjekjes së parë të dështuar të Merzarios dhe Harald Ertl, shpëtoi jetën e pilotit austriak. "Merzario është njeriu pa ndihmën e të cilit nuk do të isha këtu sot", pati thënë dikur në një intervistë Lauda. Por nuk ishte thënë që gjërat të shkonin keq. Pas një fatkeqësie vjen gjithmonë diçka e bukur dhe Laudës i ndodhi pikërisht kështu. Pas shërimit u kthye sërish në pistë, madje më i fortë se më parë. Arriti të fitonte dy tituj të tjerë në F1, atë në vitin 1977 dhe një tjetër në vitin 1984. Sepse, mendimet e Laudës kanë qenë gjithmonë para nga të tjerët. "Pas një aksidenti si ai që unë pësova, mënyra më e mirë për ta harruar ishte që të kthehesha në pistë sa më shpejt të ishte e mundur. Kur u ktheva në garë e ndjeva që pilotoja më mirë se më parë. E çuditshme. Por, kjo është e mundur vetëm nëse ke zgjidhur problemet e tua 100 për qind. Unë i kalova të miat pa e vrarë shumë mendjen dhe pa pyetur se përse më ndodhi pikërisht mua".