Topi: Qetësia dhe stabiliteti politik, primare
Nga Turqia, ku ndodhet për një vizitë 3- ditore, kreu i shtetit shqiptar, Bamir Topi kërkoi nga klasa politike shqiptare që të reflektojë, duke vendosur si prioritare në agjendën politike interesat madhore të qytetarëve shqiptarë, sot e për të ardhmen.
Komentet, Topi i bëri gjatë një takimi që pati me Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Cemil Çiçek.
Presidenti Topi theksoi se një klimë e qetësuar dhe e stabilizuar politike në vend, po ashtu dhe një bashkëveprim dhe koherencë e vendimmarrjeve të rëndësishme në këtë kuadër, do të ishin primare në këtë situatë, kur vendi ynë pret të marrë statusin e vendit kandidat për në BE.
Topi dhe Çiçek vlerësuan nivelin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, ndërsa shprehën besimin në thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.