E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maniake te manirave

Rreth nje vit me pare, as nuk me shkonte ne mendje te gjeja nje vend me te mire se shtepia ose lokali aty prane per t'u clodhur. Por hamendjet u permbysen. Tashme nje mani e re na ka lene pa pune dhe pa gjume. Jetet tona rrotullohen rreth Facebook-ut. Te bisedosh ne kohe reale me miqte e tu kudo ne bote, te ndash mesazhe vizive dhe zanore me ta ne te qindten e sekondes, te arkivosh dokumente dhe kartela personale audio-pamore, te marresh mesazhe politike ne kete pragfushate ku deputetet e ardhshem qe kandidojne te lypin voten, te peshkosh njerez te panjohur... Me shume se e jashtezakonshme, nje virus i tmerrshem qe zor se i gjendet terapia. Kjo eshte emocionuese! Ky brez po perfiton shume nga superteknologjia, por ajo cka eshte me interesante per te pare se si keto platforma do te zhvillojne brezin e ardhshem, i cili pa dyshim do ta thelloje nevojen per aplikimin e zhvilluesve te mjeteve me te mira te infrastruktures, ofrimin e rrjeteve, duke sherbyer ne fuqizimin e sistemeve.

Por pyetja qe po me mundon keto dite eshte te miqesia dhe armiqesia e dukshme ose e padukshme e ketij fenomeni qe po na ngerthen keqazi. Pa medyshje qe facebook-u eshte nje perberes i pakufishem i botes moderne qe ndikon ne kohen tone te lire, dijen, kulturen tone dhe na informon mbi gjithcka. Kjo platforme interneti ka potencial te konsiderueshem per te perfshire dhe angazhuar udheheqesit e opinionit, te cilet ne kembim influencojne mendimet dhe sjelljet e te tjereve. Instituti per Politike, Demokraci dhe Internet, thote se qytetaret politike virtuale "Online Political Citizens" (OPCs) kane gjasa 7 here me te medha per te sherbyer si udheheqes te opinionit publik mes te afermve dhe kolegeve te tyre.

Facebook shenon mbi 200 milione perdorues dhe nga keta disa jemi ne shqiptaret, qe si per te hequr stresin e dites, zhurmen e pafund te televizioneve me debatet e tyre publike, problemet e qytetit dhe fshatit tone, e perdorim si mikun e kohes se lire. Brenda kesaj miqesie ka nje edhe armiqesi te padukshme. Jo vetem ne formalitetin praktik, por mbi te gjitha ne ceshtjen e privatesise dhe te keqperdorimit te kohes. Per ne shqiptaret koha eshte gjeja me e shtrenjte, nje kohe qe duhet shfrytezuar per te ndertuar te ardhmen e vendit sepse duam te rendim, qofte edhe permes komunikimit te shpejte. Porse ne kete te vertete, ka edhe nje aspekt te rendesishem, perdorimin e keq te kohes. Sidomos neper zyrat e administrates ku facebook-u po kthehet si fjalekryqet e dikurshme te gazetave. Mania per te "vrare" kohen me biseda te kota, neglizhim te punes, reklamime here-here pa vlere te gjerave personale, e kane kthyer ambientin e pritjeve publike ne nje duzine mesazhesh facebook-u.

Facebook i ngjan nje thike, e cila eshte e mire kur perdoret per qellime te mira, si per shembull per te prere buken, por behet e keqe kur do te godasesh dike. Per me teper kur kete qellim te keq e perdor me vetedije eshte nje shperdorim i hapur i nje mjeti qe ne kuptimin e pare ka nje mision human, per te afruar njerezit me njeri-tjetrin. Ne shqiptaret pershtatemi shpejt me te rene dhe e perdorim ate sipas interesave tona, por nje gje eshte e sigurt qe jemi maniake te manirave. Kush e di cfare do te dale pas facebook-ut dhe ne kemi per te qene serish nder te paret qe do mbajme radhe per te ndjekur "moden".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›