E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjos, nuk i duhet Reali

Tani po, njihet zyrtarisht Interi, fitues i kampionatit italian, i treti radhazi ne Seria A, dhe njeriu qe rinovoi ekipin, trajneri Hoze Murinjo thote se ka marre vendimet e duhura dhe do te qendroje me 99,9 per qind tek Interi. Pastaj ben me dije se kerkesa e Realit te Madridit, per te marre sherbimet e portugezit, ka marre nje pergjigje negative. Me Ibran, qe kerkohet gjithashtu nga ana e kandidatit per president, Florentino Perez, Murinjo ben me dije tifozet zikalter se do te jete pjese e padiskutueshme e ekipit qe sapo fitoi kampionatin dhe ka si synim qe te perfaqesohet ne Ligen e Kampioneve, me objektiv per te fituar trofeun. Edhe pse oferta eshte e majme, 9 milione euro, Murinjo thote i bindur se nuk flitet per ndonje largim. "E kam te qarte pra tani, fjale dhe muzike, gjithmone mund te flitet, por kam nje projekt me Interin". Zikalterit, nje jave para perfundimit do te zhvillojne nje ndeshje formale, duke qene se jane shpallur kampione te Italise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›