E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bufon, kunder largimit

Portieri i Juventusit, Xhixhi Bufon, ne nje interviste per revisten spanjolle, "Don Balon", thekson se duhet te prishe me pare kontraten, para se te mendoje largimin nga ekipi aktual. "Kam nje kontrate qe me skadon ne vitin 2013 dhe deri atehere ka shume kohe para per te menduar, - thekson portieri i Juventusut, - por do te doja qe ekipi te jete edhe me i forte ne sezonin tjeter. Jam nje lojtar dhe duhet te mendoj per punen. Drejtuesit le te bejne punen e tyre. Ne cdo lloj menyre eshte e qarte se cfare duhet te bej ne te ardhmen." Portieri i Juves, fitues i boterorit te Gjermanise, Bufon qendroi me ekipin e tij edhe kur bardhezinjte rane ne Seria B. "Nuk me pelqejne polemikat, preferoj qe t'i analizoj gjerat ne menyre te qete dhe te sinqerte", - komenton Bufon. "Ne fund, emocionet jane gjithmone te medha. Mendoj se kam bere zgjedhje personale", - perfundon portieri i Juventusit. Gjate ndeshjeve te kaluara Bufon eshte vene ne qender te kritikave, per luhatjet e ekipet dhe u diskutua nje largim i mundshem i tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›