Manifestimi i 15 marsit, Rama fton qytetaret në miting
Kreu i PS Rama, ka vazhduar me vullnetarët fushatën e sensibilizimit duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në mitingun e 1 vjetorit të Gërdecit. Rama bëri apel që kjo tragjedi të përkujtohet, që t’mos harrohet dhe përsëritet më kurrë
TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste ka vazhduar sëbashku me vullnetarët për ndryshim, të sensibilizojë qytetarët e Tiranës për pjesëmarrjen ditën e djelë në mitingun qytetarë që do të zhvillohet në përkujtim të 1 vjetorit të tragjedisë së Gërdecit. “Kjo plagë e hapur në trupin e shoqërisë shqiptare një vit më parë ka nevojë të përkujtohet në mënyrë që të mos harrohet dhe të mos përsëritet më kurrë”.
Këtë apel ka bërë Kryesocialisti Rama, i cili ditën e sotme ka qënë në një bllok banimi në rrugën “Mine Peza” në kryeqytet.
Gjatë këtij sensibilizimi Rama është takuar edhe me tregatarë të kësaj rrugë, të cilët i janë ankuar atij për shitjet e pakta, ndërsa qytetarët për propagandën e qeverisë dhe realitetin me të cilin përballen.
Rama ka bërë apel për një manifestim më 15 mars, ku të gjithë familjet shqiptare që duan një jetesë më të mirë, për të gjithë ato të rinj e të reja që kanë zgjedhur të jetojnë në këtë vend.
Turi i Edi Ramës, me vullnetarët e bashkimit të ri për ndryshim, po shtrihet kështu në çdo lagje kryeqytetase në apelin për të bashkuar të gjithë në sheshin “Skënderbej” tej flamujve partiakë. (a.r/news24/balkanweb)