Qendra “Pranvera”, vizitohet nga Delia e Godo
Ministria e Shëndetësisë Godo dhe ambasadorin Italian Delia, vizituan qendrën për shtresat në nevojë “Pranvera”. Kjo qendër shërben për rehabilitimin e të miturve me paaftësi mendore, duke afruar shërbime rehabilituese të specifikuara.
TIRANE- Ambasadori italian Saba Delia, së bashku me ministren e Shëndetësisë Anila Godo vizituan sot qendrën edukative “Pranvera“ në Tiranë. Ministrja Godo vlerësoi investimet italiane në fushën sociale, kurse ambasadori Delia tha se kjo është vetëm një pjesë e nismave të financuara në ndihmë të shtresave në nevojë.
Qëndra është financuar nga kooperacioni për zhvillim i ministrisë së Jashtme italiane në vlerë rreth 500 mijë euro. Kjo është ndër qendrat më të përparuara për rehabilitimin e të miturve me paaftësi mendore dhe të zhvillimit duke afruar shërbime rehabilituese të specifikuara. Veç tyre qendra i kushton rëndësi dhe procesit të formimit të personelit lokal. Kooperacioni për zhvillim në ministrinë e Jashtme italiane ka financuar në Shqipëri 18 nisma të kësaj natyre me një vlerë prej afro 45 milion euro. (a.r/news24/balkanweb)