E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puke, reportazh në fshatin e harruar nga gjithkush

Pasojat e ketij dimri te ftohte kane qene me te renda ne fshatin Buxhon te Pukes. Te gjendur pa rruge dhe pa shtepi banoret kercenojne se do te bojkotojne zgjedhjet nese nuk do te hapet rruga qe lidh fshatin me pjesen tjeter te qytetit 

PUKE- Fshati Buxhon ne komunen e Fierzes rrethi i Pukes, eshte nje nder fshatrat me te izoluar te veriut te Shqiperise. I banuar nga me shume se 500 banore, Buxhoni eshte lene totalisht ne harrese. Dimri i tejzgjatur, me reshje debore ka lene pasoja te medhadhe mjerim tek shume prej banorve te ketij fshati. 2 banesa te shembura totalisht, nje tjeter e djegur si pasoje e nje shkendije elektrike, dhe dhjetra banesa te tjera qe rrezikojne te shemben nga dita ne dite. Kjo eshte ajo cfare ka lene pas dimri. Banoret e mbetur ne qiell te hapur i kerkojne ndihme shtetit pasi shqetesimi i tyre eshte i madh.
Kryeplaku i fshatit Mark Zefi, thote se e gjithe varferia ku fshati eshte zhytur vjen si pasoje e mos hapjes se dy km rruge qe do e lidhte fshatin me pjesen e Gralishtit e me tutje me Fierzen. Banoret e kesaj zone jane mbledhur e i kane dhene besen njeri-tjetrit qe nese deri me 28 qershor nuk do te hapen keto 2 km rruge ata do i bojkotojne zgjedhjet, ashtu sic shprehen se cili prej kandidateve do te hap rrugen do ti japin votat hapur.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›