E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manipulimet, Ndoka: Ne faktojme vjedhjen e votave

Kryetari i Partise Demokristiane, Nard Ndoka i dergon nje leter informuese OSBE-se per manipulimin e zgjedhjeve.

Ndoka njoftoi se shkresa i eshte dorezuar edhe ambasades amerikane dhe perfaqesive te vendeve te tjera te Bashkimit Evropian.

"Ne faktojme vjedhjen dhe deformimin masiv te votave te 28 qershorit. Do te veme ne dispozicion provat filmike dhe dokumentat qe vertetojne manipulimin ne zgjedhje", tha Ndoka.

Kreu i PDK-se kerkoi nga perfaqesite diplomatike qe te perdorin autoritetin e tyre per te mbrojtur demokracine.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›