Basha dekoron familjet e policëve të vrarë nga Dajti, premton status për efektivët
TIRANË - Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha ka dekoruar sot policët e rënë në arrestimin e të shumëkërkuarit Dritan Dajti në Durrës. Ai deklaroi se qeveria do të trajtoje financiarisht familjet e policeve te rene ne krye te detyres, si dhe premtoi nisjen e punes per caktimin e statusit te punonjesit te forcave te rendit.
Duke iu dorëzuar familjarëve statusin e Dëshmorit për efektivët e shpallur 'Dëshmorë të Atdheut', Basha shprehu përuljen përpara atyre që dhanë jetën në luftën kundër krimit.
Ministri i Brendshëm premtoi mbështetje politike e financiare për familjet e 4 policëve të rënë në krye të detyrës, ndërkohë që siguroi nisjen e punës për caktimin e statusit të punonjësit të forcave të rendit.
"Do të mundësojmë sigurimin e të ardhurave derisa fëmijët e policëve të mbushin moshën madhore" u shpreh Basha.
Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë përkujtimore për katër efektivët e vrarë ishte i pranishëm edhe Ambasadori Amerikan, Xhon Withers.