E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manipulimet e 8 Majit PS Futen duart ne 284 kuti

Partia Socialiste paraqiti para mediave ato që ajo i quan prova të manipulimit të zgjedhjeve në Tiranë. Në ambientet ku u mbajt Asambleja e kësaj partie, para fillimit të saj,  u paraqiten disa raste qendrash votimi ku sipas përfaqësuesve të majtë ka mosrakordim shifrash.

Siç u pohua nga hetimi i bërë nga Partia Socialiste është konstatuar se në këto raste numri i votave dhe i zgjedhësve në procesin e numërimit  nga grupet e numërimit ka qenë I njëjte, por ka ndryshuar më vonë kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi procedurën e numërimit të votave të hedhura gabim. Në disa qendra ka vota më shumë votues dhe në disa të tjera më pak vota se votues. 

Sipas deputetit socialist Damian Gjiknuri jo vetëm kodi zgjedhor, por edhe praktikat ndërkombëtare e konsiderojnë këtë mosrakordim shifrash cënim të procesit dhe për këtë arsye tha ai kolegji duhet të vendos për pavlefshmëri. Më 6 korrik kolegji do të vendos rreth padisë së PS –së për pavlefshëmri të zgjedhjeve në 284 qendra votimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›