E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita ne parlament. Rama Te perseriten zgjedhjet ne Tirane

Partia Socialiste i jep fund bojkotit dy- vjeçar ndaj parlamentit. Ne sesionin e ri që nis në vjeshtë, deputetet socialist  do të zënë vendet e tyre në sallën e kuvendit. Këtë e bëri të njohur kryetari Socialist Edi Rama para anëtarëve të Asamblesë si pjesë të një kursi të ri politik në funksion të fitores së zgjedhjeve të përgjithshme në 2013.

“Sezoni I ri parlamentar do të jetë për ne sezoni i nismave ligjore për afirmimin në sallën e parlamentit të atij angazhimi solemn. ky është premtimi që I kemi bërë qytetarëve dhe në opozitë do ta afirmojmë ndërsa në qeverisje do ta realizojmë”- tha Rama.

Por pavarësisht këtij vendimi, siç pohoi zoti Rama zgjedhjet e pambyllyra në Tiranë mbeten në fokusin e forcës kryesore të opozitës. Ai për herë të parë  u artikulua për përsëritjen e zgjedhjeve, duk thënë se është gati për tu rigjykuar përmes votës nga qytetarët e Tiranës.  

“Le të mos hyjmë në histori për një vetëmohim në paligjshmëri duke goditur popullin e Tiranës që të rivendosë me vullnet të lirë përmes zgjedhjesh të reja fituesin e këtyre zgjedhjeve të vdekura prej dhunës barbare ne tavolinë. ne jemi gati të rikthehemi përpara popullit Sovran të Tiranës për një rigjykim përmes votës”- tha Rama.

Zoti Rama tha se dy grupe pune do të punojnë për reformën organizative dhe programin e ri politik. Ai njoftoi një komunikim intensiv me qytetarët dhe krijimin të aleancave të reja nga të cilat ai përjashtoi atë që e quajti politikë e vjetër.

“Ne nuk na duhen aleanca me politikën e vjetër, por aleanca të reja me çdo grup interesi e me çdo qytetar që ka nevojë të bëhet pjesë e një historie të re për veten, komunitetin, vendin tonë të përbashkët”- Rama. 

Ditët në vijim degët e Partisë Socialiste do t’i nënshtrohen një procesi analizash, për të mbërritur më pesë nëntor tek kongresi zgjedhor.

Taulanta Boja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›