E Diel, 1 Nëntor 2026

Qiriu djeg banesen rrezikohet jeta e te moshuarit Gjini

Mengjesin e djeshem rreth ores 0645 minuta ne policine e Gjirokastres ka ardhur nje telefonate se ne lagjen 18 Shtatori afer supermarketit Stroka ka rene zjarr ne katin e pare te nje pallati. Menjehere eshte njoftuar reparti zjarrfikes urgjenca e spitalit dhe ne drejtim te vendngjarjes eshte nisur menjehere patrulla e pergjithshme e policise ku ka rezultuar se ne katin e pare te nje pallati ne banesen e 86-vjecarit Niko Gjini kishin marre flake nje dhome dhe kuzhina e gatimit. I zoti i baneses Niko Gjini i cili banonte i vetem ne kete banese ka mundur te dale jashte pa demtime djegie por i asfiksuar nga tymi dhe menjehere eshte transportuar per ne spitalin e Gjirokastres dhe eshte jashte rrezikut per jeten e pa asnje plage djegieje. Ne vendngjarje ka mberritur menjehere edhe reparti zjarrfikes ku me nderhyrjen e menjehershme te tyre u be e mundur venia nen kontroll e zjarrit dhe pas 40 minutash ai u shua plotesisht. Si pasoje e zjarrit pati vetem deme materiale salloni dhe kuzhina e gatimit u dogjen plotesisht ndersa dhoma e gjumit nuk u perfshi nga zjarri. Grupi hetimor nga veprimet e para te kryera ne vendngjarje ka konstatuar se shkaku i zjarrit ishte nje qiri i lene ndezur gjate nates nga i zoti i baneses. Grupi hetimor po vazhdon ende veprimet per te zbardhur plotesisht kete ngjarje. Materialet do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster per veprime te metejshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›