E Diel, 1 Nëntor 2026

Manita e Realit fitore galaktike me shifrat 5-0 ndaj Espanyol

Real Madrid arriti nje fitore te lehte me rezultatin 5-0 ndaj Espanyol ne javen e 26 te kampionatit spanjoll te futbollit dhe ruajti keshtu diferencen prej dhjete pikesh ne kryesim ndaj Barcelones.
Skuadra e Mourinho paraqiti lojen e saj te zakonshme shpejtesi dhe saktesi para portes kundershtare dhe ekipi i Pochettino nuk mundi te perballonte furine e madrleneve.
Cristiano Ronaldo Gonzalo Higuain 2 Sami Khedira dhe Kaka ishin autoret e golave per Real Madrid. Ne ndeshjet e tjera te javes se 26 qe u luajten te dielen u dhane keto rezultate Zaragoza-Villarreal 2-1 Athletic Bilbao-Real Sociedad 2-0 dhe Granada-Valencia 0-1.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›