Manjani: Kush prek KQZ-në, ka prekur dhe cënuar zgjedhjet e lira
Nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani, ka thënë se kërkesa e PD-së dhe PR-së për ti marrë LSI-së anëtarin e saj në KQZ, është e papajtueshme me ligjin. Sipas tij, kush prek KQZ-në, ka prekur dhe cënuar rëndë zgjedhjet e 23 qershorit.
PR dhe PD kanë papajtueshmëri në atë që kërkojnë. KQZ është ndërtuar mbi bazën e një kodi zgjedhor konsensual, anëtarët e KQZ janë emëruar në bazë të kodit dhe shkarkohen po sipas tij, s`ka të bëjë politika. KQZ është standardi numër një i garancisë së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe tendenca për ta politizuar dhe ndryshuar konfigurimin është një cënim për procesin zgjedhor. S`duam të paragjykojmë as komentojmë askënd për këtë çështje tha Manjani./b.l