Rama: Prekja e KQZ me dhunë, antikushtetuese. Asgjë se shpëton pushtetin e Saliut
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar në lidhje me kërkesën e dy partive të djathta PD dhe PR për rikonfigurimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Në një mesazh të publikuar në rrjetin social Twitter Rama thekson se prekja e KQZ me dhunë rrënon institucionin e administrit të zgjedhjeve dhe imazhin e vendit.
Prekja e KQZ me dhunë është antikushtetuese tregon se ç’regjim do të shporrim në 23 qershor e çfarë paniku e ka mbërthyer Saliun në vetmine e madhe! Asgjë s’e shpëton pushtetin e partisë familjare të Saliut, prekja e KQZ rrënon ende me shumë institucionin e zgjedhjeve dhe imazhin e vendit!” shkruan Rama.
Ndërkohë, Komisioni i Ligjeve mblidhet sot në orën 14:30 për të diskutuar në lidhje me konfigurimin e ri të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve pas largimit të LSI-së nga qeveria.
Mbledhja e Komisionit të Ligjeve vjen pas kërkesës së Partisë Republikane për kalimin e anëtarit të KQZ nga LSI-ja te kjo forcë politike, si partia e dytë e maxhorancës.
Ndërkohë i pyetur në lidhje me kërkesën e PR-së dhe të PD-së për rikonfigurim të KQZ-së pas largimit të LSI-së nga qeveria, nënkryetari i LSI-së Ylli Manjani i cilësoi ato si të papajtueshme me ligjin.
PR dhe PD kanë papajtueshmëri në atë që kërkojnë. KQZ është ndërtuar mbi bazën e një kodi zgjedhor konsensual, anëtarët e KQZ janë emëruar në bazë të kodit dhe shkarkohen po sipas tij, s`ka të bëjë politika. KQZ është standardi numër një i garancisë së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe tendenca për ta politizuar dhe ndryshuar konfigurimin është një cënim për procesin zgjedhor.S`duam të paragjykojmë as komentojmë askënd për këtë çështje tha Manjani.