PD kërkon largimin e anëtarit të LSI nga KQZ-ja. Rama: Prekja e KQZ me dhunë, antikushtetuese
Partia Demokratike ka kërkuar largimin e anëtarit të LSI-së në KQZ, pas largimit të kësaj të fundit nga mazhoranca.
Kërkesa zyrtare e firmosur nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Pazoti, i drejtohet kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, të cilës i kërkohet të nisin pa vonesë procedurat e zëvendësimit të anëtarit të KQZ-së Ilirjan Muho, më qëllim respektimin e baraspeshimit politik në komision.
Kërkesa vvjen vetëm një ditë pas asaj të republikanëve, që kërkojnë të marrin vendin e LSI-së në KQZ.
Pas kërkesës së PD-së ka reaguar edhe kryesocialisti Edi Rama, që e ka cilësuar si një tentativë të prekjes me dhunë të KQZ-së.
Prekja e KQZ me dhunë është antikushtetuese tregon se çregjim do të shporrim në 23 qershor e çfarë paniku e ka mbërthyer Saliun në vetmine e madhe! Asgjë se shpëton pushtetin e partisë familjare të Saliut, prekja e KQZ rrënon ende me shumë institucionin e zgjedhjeve dhe imazhin e vendit, shprehet Rama. /b.l