E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manjani: PS, betejë për prishjen e procesit

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar sot ndaj deklaratës së kryetarit të grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi i cili theksoi se mazhoranca kërkon të manipulojë procesin dhe tejzgjatjen e tij deri në ripërsëritjen e zgjedhjeve.
 

Në një konferencë për shtyp sekretari për çështjet ligjore në LSI Ylli Manjani theksoi se humbja e Ramës në Tiranë ka nxitur drejtuesit e PS-së të ndërmarrin një betejë për prishjen e procesit zgjedhor.
 

“Qëllimi i Ramës dhe i drejtuesve të tjerë të PS-së është q` t`i imponohet publikut teza e përsëritjes së zgjedhjeve. Rama kërkon të ngulë pabesisht një thikë në shpinën e procesit zgjedhor” theksoi Manjani.
 

Ai gjithashtu i bëri thirrje kreut të PS-së Rama të pranojë rezultatin dhe faktin që doli në opozitë dhe t`I drejtohet gjykatës nëse ka kontestime për rezultatin.
 

“Ftojmë Ramën të qetësohet, të pranojë rezultatin dhe faktin që doli në opozitë dhe t`i kthehet jetës instiucionale. Qytetarët nuk ia kanë përborxh që të shprehin përbuzje për votën e tyre pasi vullneti u tyre u numërua në mënyrën më transparente” theksoi Manjani.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›