E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raportet e OSBE-ODIHR-it denoncuan disa here perdorimin e administrates

Raportet Ne dokumentin para se te mbyllet fushata dhe ne deklaraten pas zgjedhjeve vezhguesit paralajmeruan qeverine

Ne disa raporte te tij misioni vezhgues i OSBE-ODIHR-it ka paraqitur verejtjet e tij ne lidhje me perdorimin politik te fushates zgjedhore. Ne deklaraten paraprake pas perfundimit te zgjedhjeve qe u publikua me 12 maj ODIHR-i ben te ditur se 
ligjerisht eshte i ndaluar perdorimi i burimeve administrative per qellime fushate. Qe ne hapje te fushates Kryeministri nxori nje udhezim ku u kerkohej zyrtareve shteterore dhe vendore qe burimet administrative vecanerisht automjetet te mos perdoreshin per qellime fushate ne perputhje me Kodin Zgjedhor. Ne nje numer te kufizuar rastesh qeveritaret perfshi Kryeministrin dhe kryetaret aktuale te bashkive qe rikandidojne ne Tirane dhe Durres shfrytezuan aktivitetet zyrtare per qellime fushate. Nderkaq ne raportin e dyte te ndermjetem qe eshte publikuar para se te mbyllet fushata per zgjedhjet e 8 majit misioni vezhgues i OSBE/ODIHR-it thekson se qe ne hapje te fushates Kryeministri nxori nje udhezim ku u kerkohej zyrtareve shteterore qe burimet administrative vecanerisht automjetet te mos perdoreshin per qellime fushate ne perputhje me Kodin Zgjedhor. Gjate periudhes se raportimit MVZ i OSBE/ODIHR ka verejtur nje numer te kufizuar rastesh ku qeveritaret dhe kryetaret aktuale te bashkive qe rikandidojne te kene perdorur aktivitetet zyrtare per qellime fushate. Perpos kesaj MVZ i OSBE/ODIHR ka verejtur se faqja elektronike zyrtare e Keshillit te Ministrave permban kalendarin e aktiviteteve zgjedhore dhe fjalimet elektorale te Kryeministrit dhe ka verejtur gjithashtu se faqet elektronike zyrtare te disa bashkive permbajne informacion per aktivitetin zgjedhor te kryetareve aktuale qe rikandidojne perfshi kryetaret e bashkive te Tiranes Durresit Korces dhe Vlores nga PS-ja dhe kryetarin e Bashkise se Lezhes nga LSI-ja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›