Ndeshja ne Wembley tifozet pas finales

Një ndeshje u zhvillua në fushë dhe një tjetër përreth stadiumit perandorak, ndërsa tifozët ndezën flakë kryeqytetin britanik, Londër. Të ngjeshur nëpër bare, ata reaguan njëlloj si 86 mijë fatlumët që kishin arritur të gjenin bileta për të qenë në “Wembley” në finalen e Ligës së Kampionëve fituar 3-1 nga Barcelona ndaj Mançester Junajtid.
Duke mos pasur një territor të hapur për ta ndjekur ndeshjen në një ekran të madh, tifozët u detyruan të shkonin vetëm nëpër lokale. Atmosfera pati edhe tension, por në përgjithësi ishte mjaft e mirë, pozitive.
Në momentin që Pedro shënoi golin e parë, i quajturi “Kick Bar” u kthye në një shtëpi katalanase, por ndërsa Uejn Runi barazoi rezultatin po në pjesën e parë, atmosfera u kthye me 180 gradë dhe u duk sikur ishte në ndonjë lagje të Mançesterit.
Pas pushimit, Lionel Mesi shënoi golin e dytë për Barçën, tifozët katalanas jo vetëm festuan, por nisën të ndjenin se ishin fare pranë një suksesi të madh si ai i vitit 2009, kur në Romë u mposht po Mançester Junajtid.
Dhe kjo u bë një siguri kur David Vija shënoi në mënyrë të shkëlqyer golin e tretë për skuadrën e Pep Guardiolës. Një tifoze argjentinase, tifoze personale e Mesit, e quajtur Zhiselë, falenderon Zotin që është në kohë për të parë idhullin e saj, ndërsa ka pasur fatin e keq që nuk e ka parë dot Diego Armando Maradonën, përderisa ka lindur më 1982.
Tifozët e Junajtid u tregun zotërinj të vërtetë dhe njëri prej tyre, i quajtur Neil, pohoi se nuk ka asgjë që mund të bëhet pasi Barcelona është tepër e fortë për t’u mundur dhe skuadra e tij e zemrës u mposht nga një ekip më i mirë.
Festë dhe duel tifozësh edhe në Argjentinë ku natyrshëm më shumë tifozë ishin për Barcelonën në të cilën luan ylli argjentinas Lionel Mesi, ndërsa më pak ishin për Mançester Junajtid, një pjesë e tyre turistë anglezë.
Por nuk ishte kaq e qetë atmosfera në vetë qytetin e Barcelonës ku tifozët katalanas u përplasën me policinë. Qindra tifozë brohoritën në sheshin Kanaletes, ndërsa provokuan policinë duke hedhur shishe drejt saj. Më pas ndodhën disa përleshje dhe pati arrestime. Festimet u përzien me protestat për papunësinë dhe masat antikrizë të qeverisë spanjolle.