E Diel, 1 Nëntor 2026

Dollapi Tirana furnizim 24 ore me uje gjate veres

Kryeqytetasve nuk do tju mungojë uji i pijshëm për gjatë gjithë verës, pasi do të furnizohen 24 orë me ujë. Garancia vjen nga Drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellësit të Tiranës, Sahit Dollapi.

Ai tha sot se i gjithë qyteti furnizohet aktualisht 24 orë me ujë, ndërkohë që po punohet edhe për të eliminuar çdo problem të mundshëm, po investohet dhe po kryhen punime në disa zona periferike si në unazën e re, Shkozë, Dajt, Laprak, Babrru dhe Paskuqan. Ndërkaq po punohet edhe për vendosjen e matësave të ujit, me qëllim që abonentët të paguajnë për ujin që shpenzojnë.

“Tirana ka ujë 24 orë dhe ka sasinë e nevojshme të ujit jo për 1 milion banorë por për 2 milionë banorë. Ne sot po punojmë për përmirësimin e standarteve të furnizimit, por jo se ndjehet mungesa apo ka probleme me furnizimin me ujë.

Një problem tjetër që do të zgjidhim është edhe plotësimi i konsumatorëve me mjete matës dhe prerja e ujit për debitorët që qytetarët të mos kenë më probleme me ujin edhe në verë”, tha Dollapi.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›