E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manjani: Rendi publik dhe territori, emergjencat e qeverisë së re

Marrja në dorë e rendit publik dhe territorit të vendit, janë dy emergjencat e ditëve të para të qeverisjes së mazhorancës së majtë. Nënkryetari i aleatit kryesor të PS në qeverinë e ardhshme, Ylli Manjani, deklaroi në intervistën e mbrëmjes në Ora News se statistikat lidhur me këto dy çështje janë të frikshme dhe kërkojnë ndërhyrje imediate. Por kjo sipas Manjanit nuk do të thotë se jashtë fokusit të qeverisë do mbetet ekonomia, e cila do jetë bazike duke i vënë të gjithë elementët në funksion të saj.

Ne jemi njerëz që komunikojmë, vimë nga e njëjta parti, janë më të ngjizura gjërat sesa me PD dhe pse ka qenë koalicion i suksesshëm. Nuk besoj se është teoria e brishtësisë, në dallim nga politika që ka servirur PD, e majta ka një traditë më ndryshe, ka më shumë debat. Kjo është një farë risie, në një proçes politik duhet të këtë edhe të tilla gjëra. PS-LSI ka një mandat të qartë politik, rezultat i ngjashëm me 92 pavarësisht kontekstit që janë zhvilluar. Qeveria e re duhet të marrë direkt në kontroll rendin publik dhe territorin. Territori është plagosur rëndë, statistikat janë të frikshme. Ekonomia mbetet bazike, por është diçka që duhet ti shërbejmë kontestit të përgjithshëm për ti vendosur në funksion të saj deklaroi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›