Qejf o qejf në parlament (FOTO)
Nga kompjuterët e parlamentit britanik është tentuar plot 300 mijë herë për të hyrë në faqe pornografike.
Sipas BBC, nuk është e qartë nëse përgjegjës për një gjë të tillë kanë qenë deputetët apo stafi.
Shifrat janë publikuar pas një kërkese të bazuar në lirinë e informacionit, bërë nga versioni britanik i Huffington Post, që më pas e vendosi lajmin si kryeartikull me titull Oh Yes, Minister!.
Një zëdhënës i parlamentit anglez tha se shifrat nuk janë të sakta.
Ai tha se shifrat janë ekzagjeruar për shkak të ndërhyrjeve të software-ve të palëve të treta.
Në korrik kryeministri britanik, David Cameron tha se pornografia do të bllokohet në shtëpitë e britanikëve nga ofruesi i internetit nëse banorët e zgjedhin vetë një gjë të tillë.
Por një nga këshilltarët e Cameron, bashkëthemeluesi i Wikipedia-s, Jimmy Wales tha se një plan i tillë është qesharak.
Ndërkohë në Gjermani, një deputete e parlamentit lokal në Saarland ka shkaktuar skandal pasi ka pozuar për një dyqan lodrash seksi.
Jasmin Mauerer, 24 vjeç, është kryetarja e Partisë së Piratëve për këtë land.
Dyqani Eromed ka publikuar disa foto për të promovuar një seminar për bondage, që është stimulimi seksual përmes lojërave skllavëruese.
Në foto shihet edhe politikania e re.
Politikania nuk është shprehur për këtë çështje, ndërsa fotot u fshinë nga faqja e dyqanit erotik./ep

Jasmin Maurer


