Manjani per ABC News Rama kerkon te shkaterroje procesin zgjedhor
“Historia e artikuluar nga Edi Rama për vjedhjen e votave, është qesharake nga fillimi deri në fund, e kjo sepse, komisionet zgjedhore janë të përbërë edhe nga socialistë”.
Kështu është shprehur në studion e “ABC News”, përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani, duke shtuar se Rama i lëshon enkas këto akuza mbi procesin zgjedhor, që ta helmojë atë.
“Rama pretendon të shkatërrojë procesin zgjedhor.
Së fundmi, është përdorur edhe alibia e shifrave, përveç argumentave që ka përdorur herët e tjera.
Strategjia e tij është thjesht politike”, tha ai.
Duke shtuar se Rama, në të dyja përballjet e tij me Berishën, ka dalë humbës.
“Kutitë e votimit ruhen në masa të larta sigurie.
Si u vidhkan votat vetëm më një numër të caktuar kutish?
Pse vidhen pikërisht aq vota dhe jo më shumë pse më pak, siç pretendon Rama?
Kështu që janë një sërë pyetjesh që parashtrohen.
Prandaj, i mbetet Kolegjit dhe trupës së tij gjykuese të marrë vendimin përfundimtar”, shtoi Manjani.
Sipas tij, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka kryer punën e tij nën një presion të vazhdueshëm.
“A ka nevojë Shqipëria të përmirësojë sistemin zgjedhor? Natyrisht që po. Por ODIHR gjithsesi, ka thënë se këto ishin zgjedhjet më të mira”, theksoi eksperti i njohur juridik.