E Diel, 1 Nëntor 2026

14 Qershori Dita Nderkombetare e Dhuruesve Vullnetare te Gjakut

Gjatë sezonit veror, dhurimet e gjakut bien për shkak të ndërprerjes së kirurgjisë së planifikuar, nga e cila sigurohet një sasi e konsiderueshme stoku për bankat e gjakut në spitale, si edhe për shkak të uljes së dhurimeve vullnetare.

Në këtë sezon, vërehet edhe një fenomen tjetër që rrit shumë nevojat për gjak aksidentet automobilistike.

Kjo rritje e nevojshme dhe vazhdimi normal i kërkesave për gjak për sa i takon pacientëve me anemi kronike, e paraprirë nga ulja e sipërpërmendur e dhurimeve bën që pamjaftueshmëria në gjak të bëhet akoma më e ndjeshme gjatë periudhës së verës.

Në vitin 2005, rreth 80 për qind e sasisë së gjakut sigurohej nga dhurues me pagesë, sot vetëm 19 për qind e kësaj sasie sigurohet nga këto dhurues.

Sipas Vasilit, aktualisht sistemi ynë ofron garanci të plota për standardet e gjakut, por ne kemi nevojë edhe për sasi më të mëdha gjaku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›